Quhet Ksenia Sobchak dhe në Rusi e shohin si Paris Hilton ruse. Por tani është rebeluar kundër kumbarit të saj, që nuk është më shumë se presidenti rus, Vladimir Putin. Sobchak akuzohet se ka sulmuar dy gazetarë në restorantin e saj luksoz në Moskë. Ata po e fotografonin ndërsa ajo ishte me disa miq, përfshi disa kritikë të njohur të Vladimir Putin. Qeveria ka nisur një hetim për restorantin e saj.
Sobchak ka lidhje të ngushta me liderin rus për shkak se babai i saj, Anatoli ka qenë kryebashkiak i Shën Petersburgut, shef dhe më pas këshilltar i Putinit.
Por Sobchak e ka tërbuar Putinin pasi nisi të marrë pjesë në demonstratat kundër qeverisë dhe partisë së tij.
Mamaja e saj, një senatore besnike e Putinit, shpërtheu në lot kur ajo iu drejtua një turme prej 100 mijë protestuesish anti- Putin.
Prandaj ka shprese kjo dynjA (qe E Liga Nuk fiton dot),
sepse kunder Kumbar-Te Liges dalin edhe pinjolle si kjo
Ksenia… Vajza Stalinit !