Kur postoni fotot në Facebook apo Twitter, tashmë duhet të kini gjithmonë kujdes, pasi ato kontrollohen edhe nga punëdhënësit tuaj. Kjo gjë i ka ndodhur një mësueseje britanike, e cila është pushuar nga puna, pasi drejtori i shkollës e ka paralajmëruar se fotografitë në profilin e saj në Facebook janë pa shije. Në njërën prej tyre, Payne mban në duar një gotë verë dhe një gotë birrë, të cilën drejtori e ka karakterizuar si “promovim të konsumimit të alkoolit”.
Një studim britanik ka treguar se një në pesë shefa kontrollon fotot e profilit të punonjësve të tij apo atyre që duan të punësohen, dhe nëse nuk u pëlqejnë i pushojnë ose nuk i marrin në punë.
INVASION OF PRIVACY…
Askush nuk ka te drejte te merret me jeten personale te personave te tjere.
@wert; jeten personale?? Ne momentin qe ti e publikon jeten tende “personale” ajo nuk eshte me e tille, aq me teper per nje mesuese qe duhet te jete shembull per te rinjte.
Drejtori e ka pushu nga puna me plot te drejte kete ‘party lunatic’!
Te shkosh ne nje feste per tu defryer, te pishe nje gote vere, apo birre nuk ka asnje lidhje me promovimin e alkoolit!
Te gjithe shqiptaret qe shkojne neper festa familjare, fejesa, dasma dhe pijne nje gote birre duhet te konsiderohen si sjellje apo fotografi pa shije!
Ky eshte nje absurditet, dhe Drejtori ne fjale duhet pushuar nga puna, e jo mesusja.
duhet te mares parasysh rastin e saj ajo eshte mesuese dhe jep shembullin e keq tek femijet.
Varet nga vendi dhe rregullat e shkolles,askush nuk ka pune me jeten tende private,por si mesuese duhet te kesh kujdes me ato qe poston me FB,perndryshe eshte normale qe humb vendin e punes,sa per dasmat me Shqiperi mendoj se sidomos burrat pas dasme jane te gjithe te dehur.Alkooli me Shqiperi konsumohet ne permasa te frikshme.
@Argita_B; FB sot te jep mundesi qe t’i klasifikosh ‘miqte’ ne grupime te ndryshme dhe te caktosh edhe se kush mund t’i shohe fotot dhe materialet e tjera qe poston aty. P.sh. mund te caktosh nje liste ‘acquaintances’ dhe fut aty bosin dhe te gjithe nxenesit si edhe njerez te tjere me te cilet nuk deshiron te ndash gjera disi intime dhe kur poston fotot, si ne rastin e mesiperm, selekton opsionet e ndarjes ‘friends except acquaintances’. Dhe keshtu gjithsecili eshte i lumtur, perfshi drejtorin.
Kije parasysh se kur je mesues(e), nga ti eshte e pritshme qe te japesh shembullin tend personal. Edhe njehere, ajo me te drejte eshte larguar nga puna!
elinor,
Jeta nuk eshte burg, dhe alkooli nuk eshte i ndaluar me ligj.
Ne artikull nuk shkruhet ne asnje vend qe kjo mesuese ka shkelur ndonje ligjn rregullore apo klauzole kontrate pune.
Kam pare me syte e mij mesuese e mesues te shkolles qe pinin birra kur shkonim me shkollen ne kampin e puntoreve ne Dajt e kjo as me ka shokuar, as ka influencuar ne kendveshtrimin qe kam per alkoolin dhe as ne shijet e mija.
Mjaft me absurditete, mesuesit e mij nuk kane qene kurre modelet e mija te jetes, dhe nuk njoh nonje te aferm qe te kete si model mesuesit e tij.
Keto jane budallalliqe dhe absurditete!
Njerzimi ndodhet ne krize identiteti e nuk di me çfare te shpiki per te egzistuar, e fatkeqesisht, shpik absurditete.