Vdes krijuesi i Red Bull, Chaleo Yoovidhya

17 Mars 2012, 19:58Lifestyle TEMA

Krijuesi i pijes energjike, Chaleo Yoovidhya, ka ndërruar jetë. Chaleo arriti të bëhej një nga njerëzit më të pasur në Tajlandë me një pasuri 5 miliard dollarë.

Sipas BBC, kompania e tij farmaceutike pati prodhuar një pije tonike në vitet 1970, por ajo u bë popullore vetëm dekadën e mëpasme kur ai hyri në bashkëpunim me një sipërmarrës austriak.

Red Bull ka në pronësi dy klube futbolli dhe një ekip në Formula 1.

Chaleo lindi në një familje të varfër emigrantësh kinezë. Ai punoi si shitës përpara se të ngrinte firmën TC Pharmaceuticals në vitin 1962.

Ai krijoi pijen Krating Daeng, që u bë popullore për punonjësit e orëve të vona dhe për shoferët e kamionëve.

Në vitin 1984 ai e nxori atë në treg me emrin Red Bull në bashkëpunim me një ekspert austriak të marketingut, Dietrich Mateschitz dhe tre vite me vonë nisi ta shesë në Austri.

Tani Red Bull shitet në 70 vende të ndryshme në botë.

2 komente në “Vdes krijuesi i Red Bull, Chaleo Yoovidhya”

  1. Edi Ramovici says:

    Prit sa te nxefet Xeni kinezi yne, pa ta shikoni se ca do shpike ai.
    http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/

  2. Xeni says:

    une do shpik nje gerdec tjete te hedhe ne ere te gjithe shqiperine bshke me salen dhe klonet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje