Bashkëshortja e koreografit: Agroni po vdiste në spitalin e shtetit

27 Mars 2012, 11:28Sociale TEMA

Të gjithëve na ka rënë rasti të shikojmë se në ç’gjendje të mjeruar janë spitalet shtetërore në Shqipëri. Natyrisht e kemi dëgjuar edhe shprehjen se këtu spitali të sëmur më shumë. Por rasti i aksidentit të koreografit të njohur, Agron Aliaj, na e sjell të gjithëve këtë realitet që nuk ndryshon edhe kur shteti gjoja lëviz për të bërë më të mirën për një personazh të njohur të artit e kulturës.

Gruaja e Aliajt, Valdetja, rrëfen se si shoqi do kishte vdekur në spitalin e shtetit. Për fat ata e kanë transferuar në një spital privat, ku Aliaj po kurohet me ndihmën e një biznesmeni, mik të familjes. “Te spitali Ushtarak na lanë në një dhomë të errët, të pisët. Infermieret nuk dukeshin asnjëherë. Madje edhe diabetin ia matja vetë, edhe insulinën ia bëja vetë.. Nga urgjenca na futën gjasme në një dhomë që kishte emrin “dhoma e VIP-ave”, por nuk kish asgjë të tillë. Ne kërkuam për gjithë atë kohë që qëndruam atje një krevat që të ngrihej dhe të ulej. Na e premtuan, por nuk na e sollëm. Madje atë natë që ndodhi aksidenti, shyqyr që m’u ndodhën lekë. Sa kishim marrë pensionin dhe i mora me vete dhe me lekët i mi i bëra skanerin, rezonancën se spitali nuk kish asgjë…Shyqyr që m’u ndodhën madje këto lekë se ku do i gjeja. Pra me pak fjalë ishin njerëz të papërgjegjshëm, ndaj ne nuk kishim se çfarë të prisnim më,” thotë Valdetja për Shqiptarja.com.

E pyetur për faktin se mjekët e spitalit shtetëror i kishin thënë të mos e lëviznin Aliajn, ajo thotë: “Cilët specialistë? Ata që na lejuan ta lëviznim nga spitali Ushtarak e ta çonim te Neurokirurgjia. Nëse është kështu pese e lejuan atëherë këtë gjë? Madje e çuan te spitali me një barelë mizerje ku Agroni nuk kishte ku të rrinte në autoambulancë… pa pike kujdesi.”

11 komente në “Bashkëshortja e koreografit: Agroni po vdiste në spitalin e shtetit”

  1. perlat spahiu says:

    PROBLEMET SHENDETESORE,ME KANE DETYRUARE TE FREKUENTOJ SPITALET E TIRANES,SIDOMOS,REPARTIN E UROLLOGJISE DHE NEFROLLOGJISE NE VITET 1977-199O,KU KAME PARE SE SI MJEKET KOMUNIST-KRIMINELE,SIMON-CEPELI,MUSTAFA-XHANI,FLAMUR-TARTARI,KASTRIOT-DAUTI E SHABAN-SHABANI,TE CILET TALLESHIN ME TE SEMURET,PERJASHTO NDONJE MIK TE TYRE,MEKA RENE RASTI TE SHKOJE TE SHOHE NESE KA NDRYSHUARE SHERBIMI MJEKESOR,JO,KAME PARE E DEGJUARE MJEKUN OPERATOR QE KERKONTE TE AFERMIT E TE SEMURIT PER TE MARRE ZARFIN ME LEKE,MENDOJ SE SHERBIMI MJEKESOR PUBLIKE NE SHQIPERI NUK EGZISTON,SHTYPI KA NE DORE TE BEJE NJE PUNE TE MADHE PER TI DISKRETITUARE KETA KRIMINELE DUKE FILLUARE QE NGA NJERZIT QE NDODHEN NE DIKASTERET DREJTUSE.

    1. mali says:

      Ti z.Spshiu (SALIU)do kesh qenurdhe je vetem nje servil sepse te gjithe e dine qe ne ate kohe sherbimi shendetesor ishe ne lartesi dhe c do mjek per urgjenca vinte neten nga shtepia >Me thuaj a te vjen doktori sot ne mes te nates nga shtepia vullentarisht?

    2. Shefqet Cela says:

      Gaboni dy here zoteri.
      Se pari nuk mund te behet krahasimi i gjendjes se sotme te spitaleve me ato te njezet viteve me pare. Aq me shume qe ka ndruar sistemi. Aparaturat dhe mjetet moderne jane me te shumta tani, ilaçet po ashtu.
      Se dyti mos harroni se tani paguajme taksa per shendetesine.
      Krahasimi qe beni juve çalon edhe nga nje pike tjeter: sistemi shendetesor atehere ishte i shtrire ne te gjithe teritorin e republikes. Nuk kishte fshat pa asistence per lindje. Po te jesh kurijoz, krahaso qofte edhe vetem statistikat per vdekshmerine foshnjore dhe do ta kesh te qarte te gjithe realitetin.
      Persa u perket rushfeteve dhe gatishmerise se personelit, mos u mundo te besh krahasime, sepse nuk ka sens!?
      Eshte e tmerreshme te mendosh se ju vu kazma shendetesise pikerisht nga nje doktor ne krye te vendit. Sa here qe dalin probleme, leshon shashka ne adrese te se shkuares komuniste ose edhe socialiste te ketij mijevjeçari. Besoj i ke degjuar. Keshtu dhe arsimi!
      Ju faleminderit!

  2. feniks says:

    Ti perlat spahiu je nje MASHTRUES ORDINER I PA CIPE,kur thua se ne periudhen 1977-1990-te mjeket talleshin me te semuret!!!Askush nuk te beson ,o kelysh i kapitalit!!!Ne se atehere do te beje nje vrejtje per ndonje mjek,ai perfundonte ne malesi e jo me te guxonte te tallej!!!Ti ben politike te poshter e nuk te intereson halli i pacienteve,ndaj edhe ke vene emrin e plote qe te fitosh pike ne syte e pushtetareve KRIMINELE!!!SHPORRU,o shpellar i mallkuar!!!SOT SHERBIMI MJEKSOR ESHTE SI NE MESJETE KRAHASUAR ME ATE TE KOHES SOCIALISTE!!!

    1. APOKALYPSIS says:

      Kam idene se ke marre zjarr kot, se do e kete patur fjalen per periudhen 1997-2000, bast qe eshte ngaterruar …

      Por eshte e vertete qe te pakten ne kohen e Dulles ata mjeke dhe ato mundesi qe kishin te sherbenin … kshu shprehen prinderit e mi e kshu me kujtohet dhe mua nga femijeria (aq sa arrita)

      Shendetesia ishte mese korrekte qofte me vaksinat dhe kontrollet neper shkolla, qofte dhe me sherbimin neper spitale..

      Sa per sot, ne Allvani ajo jo qe nuk duhet quajtur shendetesi, po mire eshte ta quani Auchvitz!! I shkon fiks si term!!

  3. Xhema nga Tirana says:

    Çudi! si e ka mësuar kështu shërbimi mjekësor!
    Çudia më e madhe është se: Shumicën e kohës së këtyre 22 vjetëve të fundit, në krye të këtij shteti ka qëndruar një person me profesion mjek ( Bile, Shef Pavjoni në Kirurgji; Bile, dhe Sekretar Partie në atë Spital).
    “Dhe ne Populli i thjeshtë shpresojmë dhe vetëm shpresojmë….”.
    (Për çfarë shpresojmë ? do pyesësh Ti Njeri. Përgjigja është : ” As unë nuk e di për çfarë shpresoj).

    XHEMA !

  4. askushi says:

    Gjendjen e sistemit shendetsor e pranon Ministri i Shendetsis,i cili megjithse eshte i siguruar ,u kurua ne spitalin privat kur u aksidentua.Me thoni vetem nje rast ku pushtetaret kurohen ne spitalet e tyre shtetrore.Fshati qe duket nuk do…..

  5. fatmir says:

    pershendetje Nuk e di nese jam i drejte apo jo.ky zoteria per ate pune qe ka bere eshte paguar, apo ka punuar falas. ka qene koreograf i madh,hallall plako, rogen e ke marre.po. tani trajtohu si te tjeret. Edhe im ate. punoj tere jeten, per atdheun, dhe rogen e kishte te ulet,por nuk kerkoj privilegje,prandaj mos na derdellisni, jo ka dhene e jo ska dhen per vendin e tije.ka punuar eshte paguar.ajt tung

    1. fieraku 71 says:

      Fatmir kjo tregon se standarti duhet te jete nje per te gjithe te pakten ne emergjensi(se pastaj ndryshon specialisti pasi jetojme ne nje sistem me disnivele).po keshtu shkollat qe edhe shteteroret duhet te ken standart te mire dhe kush mundet ti coje ne private por nuk mund te dale femija nga shkolla publike tap topi mos te dije elemtaren te shkruaj e lexoj.Pra te jap te drejte qe duhet trajtuar si te gjithe pasi te gjithe kane kontribuar per vendin ne nje menyre apo tjeter.

  6. brazil says:

    Pse ka sistem shendetesor shteteror ne Shqiperi? Na habitet!?

  7. Bardhi Tolabi says:

    Ideja e deklarates se zonjes Alia,nuk ka te beje fare me privilegje.Ideja eshte,se nuk ka sherbim shendetsor.Ky sherbim shendetsor,ka mungesa te theksuara ne mjete llogjistike dhe medikamentesh.Mbase ka,por ato nuk vihen ne sherbim te pacienteve pa “u vajisur” strukturat qe i disponojne,pra pa i paguar ato.Kete thote dhe zonja,na u premtua krevati qe ulej dhe ngrihej dhe nuk na u dha.Kjo do te thote,se paska te tille krevate,por kjo nuk i pagoi dhe nuk kish si t’ja jepnin ate.Shurt,pa paguar i bije kembes edhe pse paguajme takse per kete sherbim jetik.
    Sa per ate qe thote nje Fatmir,po i them se sherbim te diferencuar ka dhe ne bote.Psh,ne Kanada,kush paguan me shume ka siguracion te tille,qe kur te kesh nevoje,gezon trajtim ne dhome te vecante.Po pagove me pak,merr dhome per 4 apo dy persona etj me rradhe.Per rastin tone,ne Shqiperi,ka dhe disa kritere te tjera per personat VIP,midis te cileve edhe per artiste me tituj nderi si Zoti Agron Aliaj,qe e gezojne nje trajtim te tille.
    Popullit,nuk i vjen e keqja nga ky trajtim,sepse ne buxhet shpenzimet per t’a jane parashikuar.E keqja vjen,nga vjedhja e madhe qe ju behet ketyre fondeve,nga korrupsioni i pafre i personelit shendetsor,qe edhe sherbimin edhe ilacet qe i ke paguar nepermjet sigurimeve shendetsore,te kerkojne ti paguash perseri dhe me shtrenjt se sa jane normalisht ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje