Çmendet piloti, terrorizon pasagjerët: Do të rrëzohemi

28 Mars 2012, 10:56Lifestyle TEMA
Çmendet piloti, terrorizon pasagjerët: Do të rrëzohemi

Kapiteni i një avioni të linjës JetBlue që po fluturonte drejt Las Vegasit nga Nju Jorku, pati një krizë të fortë nervore, çka detyroi pilotin tjetër të bënte një ulje emergjence.

Clayton Frederick Osbon, 49 vjeç, nisi të bërtiste ‘po rrëzohemi, thoni lutjet e fundit’, duke terrorizuar pasagjerët. Ai thërriste ‘Irak, Al Kaeda, terrorizëm’.

Disa nga pasagjerët u detyruan ta neutralizojnë atë deri kur avioni bëri uljen e detyruar.

Çfarë kishte ndodhur?

Piloti, që kishte 12 vjet si kapiten i JetBlue, nisi të sillej çuditshëm. Shkonte shpesh në banjo dhe fliste me pasagjerët. Bashkë-piloti i tij e kuptoi diçka të tillë dhe herën e fundit kur ai shkoi në banjo, i mbylli derën e kabinës dhe nuk e lejoi atë të futej brenda. Atëherë Osbon nisi të ulërinte: ‘Më lër të hyj brenda’. Pasi nuk mundi të hynte brenda, nisi të bërtiste përpara pasagjerëve: ‘Po rrëzohemi, po rrëzohemi, thoni lutjet e fundit’.

Disa pasagjerë e kapën pilotin dhe e mbajtën atë poshtë derisa aeroplani u ul.

Por gruaja e Osbon, Connye, duke folur për ABC, tha se ka gjëra që njerëzit nuk i dinë ende. “Kjo histori ka disa anë të saja, mos e harroni këtë,” tha ajo.

6 komente në “Çmendet piloti, terrorizon pasagjerët: Do të rrëzohemi”

  1. bullshit says:

    loje…
    i paguar per te bere reklame mediatike se gjoja njerezit jan terrorizuar nga islamiket dhe se tani po vuajne pasojat…

    hollywood i gjalle

    1. Sali UDB Berisha says:

      Kam udhtue un me kyt pilotin. Ishte nje pilot i shkelqyr.
      http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

  2. isa says:

    tamam loje masonike..

  3. niku says:

    ka deshur te terheqe vemendje
    dhe ja arriti
    edhe ne ne shqiperi e morem vesh

    1. suzana says:

      U qmend pilloti!
      Gia su TGf & Eleftheriskepsi

  4. abc says:

    JA C’FARE NDODHE KUR SHIKON SHUME TV-ve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje