Babai i jep një ndëshkim ekzemplar djalit të tij (FOTO)

29 Mars 2012, 11:02Lifestyle TEMA
Babai i jep një ndëshkim ekzemplar djalit të tij (FOTO)

Çfarë mund të bëjë një prind nëse kap djalin e tij duke vjedhur? Alternativat janë disa, por kjo është ekzemplare. Një baba nga Denveri, SHBA, e ndëshkoi djalin e tij pasi kishte vjedhur 100 dollarë nga kushëriri. Joseph Gonzales e detyroi djalin e tij 12 vjeçar të dilte në rrugë duke mbajtur në dorë një pankartë ku shkruhej: “Jam hajdut, kam marrë para nga një anëtar i familjes”.

Jose qëndroi në rrugë për pesë orë, por babai nuk është mjaftuar me kaq e thotë se do e nxjerrë në rrugë sërish për një ditë të tërë.

Por nëse dikujt i vinte keq për Jose-n, poshtë në pankartë ishte shkruar: “Mos më jepni para”

Gonzales, që e ka rritur i vetëm djalin, thotë se ndëshkimi do e ndalojë atë që të vjedhë sërish. “Ai është një djalë i mirë. Kjo është hera e parë që bën diçka të tillë. Shpresoj të jetë e fundit”.

3 komente në “Babai i jep një ndëshkim ekzemplar djalit të tij (FOTO)”

  1. Bekimi says:

    Po kur krejt si familje vjedhin popullin?

    1. fule says:

      Ka nje zgjidhje, krejt si familje ne qeli si ne Egjipt te gjyqi Mubarakut

      1. Akullthyesit says:

        Po kur nuk funksionojne gjykatat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje