Prodhuesit e Blackberry duket se kanë pranuar sot se e kanë humbur betejën e smartphone-ve, duke deklaruar se do të tërhiqen nga tregu i konsumatorëve. Kompania Research in Motion thotë se do të përqendrohet vetëm tek konsumatorët e biznesit.
Amerikanët, por edhe vende të tjera të zhvilluara, po braktisin telefonat BlackBerry për ato me touch-screen si iPhone apo për modele që punojnë me Google Android.
Pavarësisht suksesit në rritje mes përdoruesve të biznesit, firma ka pasur një sukses shumë të kufizuar në tregun e konsumatorëve.
Kompania pranoi të premten se ka pasur një humbje prej 125 milion dollarë në çerekun e fundit të vitit të shkuar. Të ardhurat ranë nga 5.6 miliard dollarë në 4.2 miliard. Analistët megjithatë prisnin të ardhura në 4.54 miliard dollarë.
Nuk ka pasur humbje!!!! Thjesht nuk ka arritur targetin (te ardhurat) e paramenduar :)))
TE PARAMENDOSH TE ARDHURAT DUHET TE INVESTOSH SHUM PARA, ASHTU SIC KAN BER, PRANDAJ KAN DAL ME HUMBJE, KAM SHPENZUAR ME SYNIM ARRITJEN E “X” PERFITIME PE I ARRITUR ATO.