Një aktore nga Los Angeles ka vendosur të hedhë në gjyq prodhuesit e vodkas Belvedere pasi kanë përdorur pa leje një fotografi të saj në një reklamë që nxiti shumë debat dhe që dukej se vlerësonte përdhunimin.
Në reklamë shfaqet një grua e frikësuar që përpiqet të largohet nga ‘kthetrat’ e një burri dhe slogani është: “Ndryshe nga disa njerëz, Belvedere shkon poshtë butësisht”.
Reklama u postua në Facebook e Twitter nga kompania më 23 mars, por ajo u detyrua ta hiqte me shpejtësi dhe të kërkonte falje për shkak se zemërimi shpërtheu menjëherë.
Aktorja Alicyn Packard, 32 vjeç, ka ngritur një padi duke thënë se një reklamë e tillë përveçse i ka shkaktuar asaj stres, ka përdorur një foto të saj pa leje. Aktorja thotë se fotoja është marrë gjatë një videoje që ka realizuar ajo. Kompania ka përdorur një sekuencë të videos dhe e ka përdorur atë krejt jashtë kontekstit.
Une kujtova se ishe e paprishme ti mi?!!
http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/