E blen 5 dollarë, tani vlen ... 2 milion dollarë

2 Prill 2012, 12:18Lifestyle TEMA
E blen 5 dollarë, tani vlen ... 2 milion dollarë

Një biznesmen britanik pretendon se ka blerë një vizatim të Andy Warhol për 5 dollarë. Tani ajo vlen rreth 2 milion dollarë.

Andy Fields thotë se e ka blerë vizatimin nga një përdorues droge që kujdesej për Warhol kur ai ishte fëmijë.

Ilustrimi besohet se është realizuar nga artisti i famshëm kur ishte 10-11 vjeç, në fund të viteve ’30.

Nëse zbulohet se ajo është origjinale, mund të kapë edhe më shumë në ankand për shkak se është një nga punimet më të hershme të artistit. Aty portretizohet Rudy Vallee, që ishte një aktor dhe këngëtar në vitet ’30. Vizatimi mban firmën e Andy Warhol, por kjo ka ngritur dyshime për shkak se artisti e ndryshoi emrin Andrew Warhola në vitin 1949.

Por biznesmeni thotë se deri më tani pesë ekspertë e kanë vlerësuar atë si origjinale.

5 komente në “E blen 5 dollarë, tani vlen … 2 milion dollarë”

  1. Edvin PIKTORI says:

    Ca bo mo burre. Si ke pa pikturat e mia ti mo burre. Une kam pas dhone leje ndertimi qe ne total shkojne 1 miliard dollare mo burre. Hiq dore nga piktura mo burre.

    1. Joni says:

      Po qe ia fut kot ti, deshe me thon i llaf dhe e the, aman e ca the…fff

      1. APOKALYPSIS says:

        Epo iu duhet te justifikojne pjaten e groshit qe iu jep Sala ne konviktin e propagandes .. c’te beje dhe ky i shkreti, i kane thene te vjelle kudo qe te jete pa lidhje pa sens … s’ka rendesi .. mjafton te vjelle ate qe i kane thene ..

    2. fule says:

      Po KKRT e kishte Doktori mer burr. Para Doktorit e kishte Nano-presidenti mer burre. Ne bom komisione dhe i vertetum te gjitha mo burre.
      E tashti po bohet gati nje lum me leje nga Luli jone mer burre.
      Pastaj ce duam artin dhe pikturen, ne dum baben mer burre.

  2. elona says:

    Ky si Sala i vogel qe do llokum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje