Mëson alfabetin 92 vjeç dhe publikon libra pasi mbush 98 vjeç

1 Prill 2012, 15:03Lifestyle TEMA

Amerikani James Arruda Henry është njeriu i parë në botë, i cili deri në moshën 92 vjeçare ka qenë analfabet, ndërsa kur ka mbushur 98 vjet ka publikuar disa libra.

Henry, i cili ishte peshkatar me profesion, për një kohë të gjatë e mbajti të fshehur se nuk dinte shkrim-lexim, mirëpo përkundër suksesit në karrierë dhe në jetën private, ai ndjehej i turpëruar që ishte analfabet.

Ai madje nuk ka mundur t’i lexojë menytë e restoranteve, por dëgjonte të tjerët duke porositur dhe kërkonte të njëjtën gjë.

Mirëpo tani librin e tij autobiografik “In A Fisherman’s Language” e lexojnë nëpër shkolla fillore si vepër të rëndësishme.

“As që kam ëndërruar se do të shkoj kaq larg. Nuk kam ditur as të lexoj, as të shkruaj, ndërsa më pas kam mësuar dhe kam publikuar libra rreth udhëtimeve të mia në jetë. Jam shumë i lumtur, mund t’ju them se njerëzit më shkruajnë letra dhe më mbështesin”, ka thënë Henry për Associated Press.

4 komente në “Mëson alfabetin 92 vjeç dhe publikon libra pasi mbush 98 vjeç”

  1. bisha berisha says:

    edhe une prandaj i kam ngujuar femijet neper kulla andej nga vicidoli qe kur te vene 90 vjec si ty (nese nuk i ha ndonje plumb hasmerie) te mesojne te shkruajne e te lexojne e te marrin vesh se kush i ngujoi neper shpella.

    shihni sa kujdesem per femijet?

  2. x says:

    Ok me mire vone se kurre

  3. Dea Dermeni says:

    You never know!! Never say never!! The life is a journey… where everybody at any stage of age tries to live it!!

  4. Koli says:

    Hallall ja boft zoti. Vecse ky besoj se i ka dy pare men mos me vazhdu studime te UFO… etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje