Osama Bin Laden ngjizi katër fëmijë ndërsa ishte në arrati në Pakistan nënte vitet pas 11 Shtatorit. Këtë e bën të ditur gruaja më e re e tij.
Phil Mudd, që ndihmoi CIA-në për të gjurmuar Bin Laden, tha për ABC: “Mund ta imagjinoj se dukej si një realit show. Ai po jetonte jetën si një version i Kardashianëve në Abbottabad,” tha ai.
Gjatë kësaj kohe, ish- lideri i Al Kaedas jetoi në pesë shtëpi të sigurta dhe të paktën dy nga katër fëmijët lindën në spitale shtetërore.
Duke folur për hetuesit pakistanezë, gruaja 30 vjeçare e Bin Laden, Amal Ahmad Abdul Fateh, ofroi një panoramë të detajuar të jetës së bashkëshortit të saj.
“SHBA-të po bënin atë që është e lehtë të bëhet, po kërkonin në zona rurale ndërkohë që ai ishte në shtëpi të mira në qytete të mëdha,” tha Richard Clarke, ish- këshilltar për anti- terrorizmin në Shtëpinë e Bardhë.
Amal u arrestua pas sulmit që solli vdekjen e Bin Laden. Ajo mbahet në arrest shtëpie në Islamabad. Transkripti i bisedës së saj me prokurorët u publikua nga një gazetë e Paksitanit. Aty zbulohen se Amal kishte pasur dëshirë të martohej me një muxhahedin ose një ‘luftëtar të shenjtë’.
Jete prallore si Kardashianet duke ba pordhe ne brakushe.
kjo eshte ajo gruaja qe e spiunoi?
http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/
Ama jete qe ka bere eeh! Lum si ai!
http://imageshack.us/photo/my-images/844/erdhiprilli.jpg/
Po pse budalla ishte ai te jetonte ne shpella, atje jetojne dishepujt e tij mjerane qe ju kan bere lavazh truri total dhe kujtojne se do zhdukin qyteterimin perendimor duke u bere kamikaze.