Presidenca e Kosovës “zyrtarizon” kombin kosovar

14 Prill 2012, 10:42Rajoni TEMA

Kombi kosovar është zyrtarizuar nga Presidenca e Kosovës qysh në kohën kur ky institucion udhëhiqej nga Fatmir Sejdiu. Zyrtarizimin në letër të kombit kosovar e ka respektuar edhe presidentja Atifete Jahjaga.

Nëse ndonjë qytetar vendës vlerësohet se ka dhënë kontribut të shquar për ta përfaqësuar Kosovën, ai mund të nderohet me dekoratën “Ambasador i Kombit të Kosovës”, dekoratë kjo që deri të premten pasdite ka figuruar në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës, në rubrikën “te dekoratat”. Aty thuhej se “dekorata ‘Ambasador i Kombit të Kosovës’ u jepet personaliteteve të shquara të Kosovës, që kanë merita të veçanta në lartësimin e imazhit të Kosovës në botë”.

“Zyrtarizimin” e kombit kosovar përmes kësaj dekorate që Presidenca e Kosovës nuk e ka ndarë asnjëherë, zyrtari në Departamentin e Informacionit të Zyrës së Presidencës, Safet Zejnullahu, e ka arsyetuar duke thënë se emri i kësaj dekorate është “Ambasador i Kosovës”, me përshkrimin se kjo dekoratë “u jepet personaliteteve të shquara të Kosovës, të cilët kanë merita të veçanta në lartësimin e imazhit të Kosovës në botë”.

Mirëpo, sipas Zejnullahut, ky është një lëshim teknik pasi që faqja zyrtare e Presidencës ishte hakuar kohë më parë. /KD

12 komente në “Presidenca e Kosovës “zyrtarizon” kombin kosovar”

  1. Lomi pri Baldushku says:

    Kimi p’t’kërku ene no m’Baldushk komsin Baldusheske.

  2. zhaku i pamposhtur says:

    e kuptoj qarte qe presioni i serbeve ju detyroi qe te quheni kombi kosovar pasi po te quheni komb shqiptar sikurse jeni ne realitet serbi do ta kete te veshtire tju ripushtoj mbas 70 apo 100 vjetesh(ose ndofta edhe pas 7 vjetesh…)por dielli nuk mbulohet me shoshe…turp te kene qeveritaret kosovare qe lejojne keto tradhetira ne kurriz te popullit shqiptar,ceshtja e kosoves ka hyre ne nje rruge teper te rrezikshme,eshte koha qe shqiptaret te kapin armet per te mbrojtur te drejtat e veta,cdo rruge tjeter do te quhej deshtim,ribashkimi kombetar eshte e vetmja zgjidhje per kosoven dhe shqiperine…

  3. Luani says:

    Secili udhëheqës shqiptar i partive politike nga Prishtina, Shkupi dhe Tirana, paguhen tani nga BE dhe SHBA me rrogë më të madhe se sa kryetari i SHBA-së në Uashington. Pse nu urreni, more ju të mjerë?

  4. aqif pallaska says:

    Me pelqen stema e flamurit ne mos gaboj eshte flamuri i vertete i Ismail Qemalit

  5. Luani says:

    Po të sundonte ligji i moralit dhe jo i ndëshkimit nga myslimanët e qeverisë nga Prishtina (LDK, PDK, AAK dhe LVV) do të gëzonte populli shqiptar liri të plotë, sikur të gjitha kombet tjera sot.

  6. kelmendasi says:

    Pse nuk thoni se qenka pjerdh ideja e bashkimit kombetar.Keta vlleznit kosovare zyrtarisht na paskan mohue.Keqardhje edhe per AKZ dhe Vetvendosjen se u bie programi dhe elektorati.
    Hajt se si e kane nise tash bashkohen me Serbine.
    Nje gja ta mesojne ne Kosove se nana Shqipni do te mbese nana Shqipni.
    Nuk ka nane qe mohon femijt e vet edhe ne se femija braktise nanen.
    Turp TURP 100 here

    1. homeri says:

      Po sali berishen qe e doni aq shume e keni me kombesi kosovare apo shqiptare

  7. Taulant says:

    Turp per qeverine dhe Presidencen e Kosoves ,se populli shqiptar ne Kosove ka qene dhe do te mbetet shqiptar.Une nuk kam pike dyshimi per kete.
    Ate qe nuk e beri dot serbi per 100 vjet e beri Presidenca per 4vjet!

  8. pjeter gjini says:

    populli shqiptar i ks e di kombesine nuk ka nevoje per perralla!!!

  9. Bimi says:

    Po kombi lab?Po ai mallakastriot?Shqiptaret jane nje komb.Nuk kemi nevoje te na i tregoje presidentja ca jemi.

  10. Lumjani says:

    Më mirë kështu, se na hiqen qafe edhe ne!

  11. Taulanti says:

    Lumjan,dhite mire i ke me shendet?Apo te shtohen nga pak?Qumeshti a te shitet ne qytet?Merru me dhite me mire dhe mos shaj gjysmen e kombit tone.E ben me mire dhe je me i dobishem me ate pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje