Për luksin e ministrit Buja shpenzohen mbi 33 mijë euro

12 Prill 2012, 10:13Rajoni TEMA

Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Ramë Buja, është përkujdesur për luksin personal gjatë lëvizjes nëpër komunikacion. Nëse gjithçka shkon sipas planifikimit, Ministria që ai drejton pritet të nënshkruajë një kontratë me “Auto Kaqandolli” për furnizim me vetura për nevoja të Ministrisë. Kjo Ministri pritet t’i shpenzojë rreth 200 mijë euro për furnizim me vetura. Këto vetura do të jenë të tipit “Suzuki”.

Në shpalljen e publikuar në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se vlera e kontratës – çmimi për njësi, pritet të jetë 47 mijë e 960 euro, që është çmimi më i lirë që ka aplikuar në tender. Ndërsa oferta më e lartë e përgjegjshme ishte vetëm 500 euro më e shtrenjtë se fituesi i tenderit, apo 48 mijë e 459 euro. Edhe pse i kanë pranuar vetëm dy oferta, zyrtarë të kësaj ministrie thonë se Ligji i ri i prokurimit publik specifikon se nëse janë dy oferta mund të procedohet me tenderin./KD

7 komente në “Për luksin e ministrit Buja shpenzohen mbi 33 mijë euro”

  1. anticensurë says:

    nuk e shoh askund në artikull titullin e tij!??thuhet vetëm se do u blikan 5 makina nga një firmë!e pastaj?ka pasur dy oferta?!mund të ishin më shumë?!
    por në asnjë vënd nuk po shoh këto 33 mij euro që buja paska shpenzuar për “lluksin e tij”!??
    keni harruar ndonjë gjë pa shkruar apo ja futni pordhës thjeshtë për të tërhequr vëmëndjen??????

    1. test says:

      se paske kap fare artikullin…
      33K euro pra qe ministri per te levizur per veten e tij ble nje makine
      mbi 33K euro pra ne kete rast 47K euro …qe eshte shume…
      dhe nqs fitues eshte Suzuki eshte shume shtrenjte per makine te tille…
      hajt te ishte Mercedes, BMW etj dhe e justifikonte por Suzuki ?!

      1. anticensurë says:

        testo
        jo vetëm që nuk e kam kap lidhjen e 33 mijë euro me 47 mij euro,po nuk po kap dhe atë “K”,tënde,pas 33 dhe 47ës?!
        nuk do të ishte e drejtë të shkruhej “Për luksin e ministrit Buja shpenzohen mbi 47 mijë euro”?gjë që përputhet dhe me çmimin e fryrë,si thua ti,për një suzuki!
        gjëja që unë kuptoj nga ky artikull i shkruar është denoncimi deri diku i “luksit”,por më tepër është denoncimi i tenderit!tender i bërë vetëm për dy firma!ku njëra,sipas asaj që lihet të kuptohet nga artikulli,mund të ketë qënë fiktive!ky artikull denoncon këtë tender korruptiv!ky tender nëse nuk do të ishte i tillë,i programuar për një firmë furrnizuese,mund ta kishte bërë porosinë në dy firmat e paraqitura!me një marrveshje të thjeshtë dhe firma më e “shtrenjtë” mund të kishte ulur atë çmim prej 500€!kështu që dhe ndarja e fitimit nuk kishte shkuar në një firmë të vetme por në dy firma!kjo i shërben dhe shpërndarjes së parasë në mënyrë më të drejtë!
        sa për fryrjen e çmimit ajo është një gjë tjetër!atëherë mund të bëjmë një llogari të tillë:
        një suzuki prodhim serie kushton: 47 000-33 000=14 000€!
        shuma prej 33 000€ janë para që investohen për lluksin e një makine suzuki!
        ose janë para që kanë shkuar nën dorë prap tek paguesi!
        këto janë gjërat që të lë të kuptosh ky artikull i PASAKTË!

        1. test says:

          “K” qe perdor eshte shifra 1 mije…eshte shkurtim i 1000 …
          pra shkurt 33 mije euro jane 33K euro …

  2. Luani says:

    Shkaku i papunësisë së madhe në Kosovë dhe shkaku i ekonomisë së sëmurë rëndë, rroga mesatare e shqiptarit, në këtë shtet me më pak se një milion banorë (dhe në ikje e sipër), është më e ultë se pesëdhjetë euro në muaj.

    Ministria e arsimit tregon qartë se si është situata në Kosovë, kush paguhet nga kush dhe për cilat qëllime.

  3. Gazetari says:

    Une isha i dehur kur e shkruajta.E ngaterrova me kendin e drejte!

  4. katunari says:

    M’shoja bre minister i arsimit.Pse po blen kaq lire kerrin bre?ka bre kerra t’mire fort qe po ja nisin te 80.000 mije euro.Kjo te takon ty, bre.Mos u tut per cmimin,se edhe ti si gjith te tjeret je,njelloj te gjithe jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje