Grupet kriminale serbe, kanë shkatërruar kontejnerin e Policisë së Kosovës, i vendosur në zonë e ‘Tre rrokaqiejve’ në veri të Mitrovicës, si pikë statike. Burime nga Mitrovica I thanë shtypit të Kosovës se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13: 00. Grupet kriminale serbe fillimisht lëshuan alarmin në veri e më pastaj në këtë pikë statike të policisë u mblodhën rreth 200 serbë, të cilët demoluan në tërësi kontejnerin e vendosur sot. Dy policë të Kosovës, që ishin aty e patën të pamundur të parandalojnë turmën e madhe të serbëve.
Grupi prej 200 serbëve është udhëhequr nga Zharko Veselinoviq, vëllai i kapos së krimit të veriut të Kosovës, Zvonkos. Po ashtu këto burime theksojnë se kontejner, si pikë statike e Policisë së Kosovës, në atë vend iu ka penguar strukturave paralele serbe, për arsye se ishte i vendosur në mesë të Tre rrokaqiejve dhe objektit ku funksionon administrata e komunës paralele serbe dhe UNMIK-ut.
Kontejneri i Policisë së Kosovës, si pikë statike, në atë vend është vendosur me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepit. Një natë më parë në njërën nga tre rrokaqiejt në një sulm terrorist me eksplozive është vrarë Selver Haradinaj si dhe janë plagosur katër persona të tjerë.
Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi ka deklaruar se kjo çka ka ndodhur sot në veri është diçka që grupet kriminale serbe të udhëhequr nga strukturat e MUP-it kanë vazhduar ta bëjnë gjëra të tilla tash e shumë kohë.
“Policia është shumë këmbëngulëse dhe do të vazhdojë të tentojë që t’i bindë serbët e kësaj pjese se vendosja e rëndit dhe ligjit është në të mirë të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Ministri Rexhepi. Ai ka thënë se këtë do ta bëjnë në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in.
Rexhepi po ashtu ka thënë se shpërthimi i së shtunës mbrëma ka qenë i kryer nga ndonjë profesionist dhe për këtë ka thënë se tash është duke i kryer hetimet departamenti kundër terrorizmit në kuadër të Policisë së Kosovës.
Ministri i brendshëm ka takuar në Mitrovicë drejtorin e policisë Shpend Maxhunin dhe shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj.
Situata në veri të Mitrovicës tek zona e Tre rrokaqiejt është tensionuar shumë pas demolimit në orët e pasditës të kontejnerit, që ishte vendosur nga Policia e Kosovës si pikë statike. Janë parë edhe banorë shqiptarë, që për shkak të situatës së tensionuar kanë lëshuar pjesën veriore dhe janë shpërngulur në jugë të Mitrovicës. Këtë e kanë bërë kryesisht persona shumë të moshuar dhe të sëmurë, kanë thënë banorë të tri ndërtesave për “Koha Ditore”.
Burimet pohojnë po ashtu se në thyerjen e kontejnerit të Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë edhe tre serbë, banorë të ndërtesës S1, pra ndërtesa në të cilën një natë më parë u vra Selver Haradinja. Si më aktivi në këtë thyerje ka qenë serbi, që ka banesën në katin e parë, pikërisht mbi banesën e Selver Haradinajt. Banorët kanë shtuar se janë parë duke hyrë në ndërtesë edhe serbë të maskuar.
Prisni se do ju mbroje Baba, dhe mjekroshat qe shperthejne si fishekzjare.
Sa ngjajne nga lidhja e gjakut qe kane! Bij te buces Serbi.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html
O Net Islamiku. Ku je o trim? Ku i ke qelbesirat islamike me ne krye Iranin dh Afganistanin te shpetojne lekuren?
Apo i keni syte te Amerika??
Jo ministri dhe qeveria ,por edhe nje femije e kupton qe nuk mund te vihet pika e policise me dy polic,duhet te organizohet ne menyre te mirefillte per lufte o derra ,çfar frike keni se boll ju ka vra .Le te vritet njihere edhe nji serb se pastrohet veç vendi.
ngrihu SHQIPTAR prej gjumit ngrihu
http://www.freealbania.blogspot.com
ngrihu shqiptar prej gjumit ngrihu……………
http://www.freealbania.blogspot.com
o armiq te shqiptarizmit nuk do fitoni mbt kosoven
Mos e rruani fare nxirni ata mjekroshet perpara se e zgjidhin ata kete pune, i kepusin ca protesta per ferexhete dhe percet dhe jeni ne rregull, ju shpeton erdogani ju dergon ne Siri se atje eshte habitati i juaj natyral
O Vllezer Shqiptar qohi mor mos i leni shkijet te luajn me trojet tona ohhh i Madhi ALLAH Hapju Syt more Shqiptareve se marra Pasardh te Madhit Skenderbe e te Madhit Baces Adem Jasharit jeni leni nje haj te bukes mangu e bleni arm per mitrovicen dhe ter Kombin Shqiptar tregonju Botes se kur Vjen ne pytje ATEDHEU nuka pse me prit e jem SHQIPTAR he BURR mbi BURRA….HALLALL AI QE VRET nje shka….