Klasa politike në Kosovë është e shantazhuar deri në maksimum nga bashkësia ndërkombëtare, prandaj nevojitet vetëm një “kollitje” e vogël, qoftë edhe nga një zyrtar i ulët ndërkombëtar, që pothuajse secili politikan ta “tradhtojë” qëndrimin e tij.
Përveç shantazhimit, i cili kryesisht ka të bëjë me pasurimin e shpejtë të politikanëve, qofshin ata që aktualisht drejtojnë dikastere qeveritare, apo ata që “pushojnë” në opozitë, arsye tjetër që ndikon drejtpërdrejt në ndryshimin e qëndrimeve të politikanëve është ideja që në asnjë mënyrë të mos ua prishin “qejfin” ndërkombëtarëve, meqenëse një gjë e tillë do t’i largonte ata nga secila mundësi e arritjes në pushtet.
Presioni ndërkombëtar, së fundi është parë “live” në Kuvendin e Kosovës. Është dashur vetëm një fjalim që ka zgjatur më pak se pesë minuta nga një zyrtar amerikan, që t’i detyrojë të tërhiqen nga qëndrimet e tyre disa anëtarë të Kryesisë së Kuvendit që vijnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Për më tepër, presioni ka reflektuar edhe te pozita, e cila pas “vizitës” së zyrtarit amerikan është tërhequr nga debati për Ligjin për Banka dhe Institucione Mikrofinanciare, gjë për të cilën opozita e pati braktisur seancën…/zeri
E po cfare kuptimi ka mbajtja e zgjedhjeve ne Kosove kure keta idiote bejne gjithcka qe iu thone te huajte.
Po ju vllazen , si jeni me Paraden? A keni punue ndopak? Po vjen 17 maji e duhet me shkelqye qy ti him mren evrops.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ne-pritje-me-padurim-per-pjesmarrjen-e.html
Ne po bejme rolin e asaj kurves qe vesh kasten minifundin sa ti duken breckat dhe rruges ben moralisten duke tentuar ta ule ate per te mos ju dukur ajo placka.Dhe ne kete shesh nderkombetaret bejne pershesh.