Thaçi takoi Bidenin, s’ka takim me Obamën

5 Prill 2012, 21:17Rajoni TEMA

Kryeministri Hashim Thaçi sot u prit në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden. Sipas njoftimit nga Kryeministria, në takim u rikonfirmua mbështetja e fuqishme dhe e gjithanshme e SHBA-së për Republikën e Kosovës.

Kryeministri Thaçi shprehu mirënjohjen e lartë për zëvendëspresidentin Biden për rolin vendimtar që SHBA-ja ka pasur në relacion me të gjitha proceset historike, që ndërlidhen me Kosovën, duke përfshirë edhe marrëveshjet e fundit mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri kërkoi nga Biden që SHBA-ja të vazhdojë të luajë këtë rol vendimtar dhe të mbetet promotore e proceseve integruese për Kosovën në strukturat euro-atlantike.

Më tutje në kumtesën zyrtare thuhet se zëvendëspresidenti Biden përgëzoi kryeministrin Thaçi për lidershipin e tij në marrjen e vendimeve të guximshme dhe të duhura në interes të Kosovës. Ai e siguroi Thaçi se SHBA-ja do të vazhdojë të mbetet thellësisht e  angazhuar në Kosovë dhe do kërkojë implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog. Biden gjithashtu theksoi përsëri se SHBA-ja është e palëkundura në mbështetje të plotë të tërësisë territoriale dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës.

Sipas RTK-së, me këtë takim është mbyllur vizita e Thaçit në Shtëpinë e Bardhë, që do të thotë se nuk do të realizohet takimi me presidentin Barack Obama.

Thaçi nesër pritet të bisedojë me sekretarin e Tregtisë së SHBA-së, John Bryson, ndërsa të hënën, me ftesën e ambasadorit Christopher Hill, do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Denverit.

Kryeministri i Kosovës pritet të ketë takim edhe me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mon, në New York, me ambasadorë të ndryshëm në Kombet e Bashkuara, si dhe me kongresistë nga shteti i New Yorkut./KD

7 komente në “Thaçi takoi Bidenin, s’ka takim me Obamën”

  1. Sali Ram Berisha says:

    E mue qy sme takon askush pervec sivllazenve diktator? Thaqin e mbajn me hater.
    http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/

  2. brazil says:

    Kur do mbarojne keto budallalleqet alla shqiptare,e takoi se takoi,e preku se preku.Si ta takoi si mos,puna eshte tek vendi yne si po ecen ekonomia, demokracia etj. Cfare perfitojme nga keto takime,apo fjale te pergjithshme.Keto jane show vwtem per konsum alla shqitarce.Kthehen ne vend Sala,Hashimi & co dhe te cajne trapin,se ckane bere.

  3. ben says:

    Me mbajte ligjerate Hashim Thaci ne universitetin e Denverit,nuk e kuptoj si nuk shembet ndonje gje.E cuditshme,ka fillu amerika me i honger paret dysh.Me bo ligjerate Thaci ne Usa,bu bu bu.
    .

  4. altin says:

    Sec po luhet o vellezer!?.Kam pershtypjen se po i bejne presion Thacit per veriun e Kosoves.Po luan fort Rusia dhe Amerika po i ben ca leshime.Lesho pe diku e terhiq gjetiu sipas interesave,keshtu e ka politika.Deklaratat e takimeve jane fasada per popullin.Qofsha i gabuar.

  5. mondi says:

    ti komentator s.r b.para se te besh komente meso te shkruash shqip

  6. enh says:

    me siguri qe sdo takohej me obamen,pasi ate qe donte ti thoshte thachit e beri ne praktike,e hoqi rolin vendimtar te natos ne kosove dhe e zevendesoi me okb ne,e derisa lau duart dhe tani pataten e djegur e kane ne dore te tjere,sigurisht lojen e mediatorit e luajne edhe te tjere,problemi ne sens eshte te mos te te ike zogu nga dora po te iku,mund te shkoje edhe ne bacen e gjitonit e te ciceroje,nuk them se do cicerojne bashke me tadicin,po ne histori ka ndodhur,me kujtohet nje foto ku ramsfeldi dhe shume emisare te larte amerikane bisedonin sellshem me ish diktatorin,sadam husein,dhe ishin po ata njerez qe per te fshyer simfonite e tyre,e megjithese deklarojne se respektojne ligjin nderkombetar,dhe angazhohen me shume se gjithe te tjeret per kete institucion,jane po ata qe e arestuan,po haruan per momentin deklaratat e presidentit te tyre bush,se nderhyrja e tyre eshte ndene mburojen e okb se,dhe presidentin,qe kishte ndjekje penale,per krime kunder njerezimit,nuk ja dorezuan,institucionit kompetent,gjyqit te hages,por kukllave te tyre,mbase edhe vete sdinin sa senatore kishin mardhenie,e ci kishin dhene,mbase i po te fliste i dhiste ne surat,dhe keshtu e vrane,shpresoj sdo jete i njejte fati i thacit,po ca thone se historia riperterit veten,se ne opinionin tim politika e tyre ka nje strategji,por jo dhe nje taktike,dhe jane te paskurpull,jane sellfish,se jane te vetmit,dhe jo vetem zigolo,pas femrave por edhe pas cdo gjeje,skane me turp,vetem rezultati numeron tek ta,ate qe kerkojne boset e tyre qe i dhane milionat e dollareve para se tev vinin ne politike,e derisa i bene sardelet e tyre,ti afrojne atyre peshqe me te medhenj ne rjete,se sjane gje tjeter perpara padroneve te tyre ne angli qe kane njeqind trilione dollare,e te tjere qe duan perandorine romake si ishte,apo nuk mbani mend kur toni bler deri ne momentin e fundit thoshte se eshte e hapur porta e dialogut me sadamin,por dy dite me vone shperthenin bomba mbi bagdat,ajo eshte edhe pyetja,qe si gjej dot pergjigje,kush komandon kete bote,psh kur presidenti amerikan para disa vitesh deklaron se shteti amerikan e qeveria e tij beri cdo gje te dali nga kriza ,dhe ishte rradha e te tjereve,per ke fliste per popullin e thjeshte amertika,per ata qe kishin humbur punet e shtepite,kush te hidhte para ,ata i kishin humbur,apo ishin te tjere,mbase fliste per te tjere qe kane shtepine blu,jo ne washington por ne nju jork,shtepia e dyte ne amerike,strofka e masonise,se koka e saj eshte ne angli iluminati,ose me mire qendra e drejtimit te saj.

  7. Berlin says:

    Me siguri ka shku atje me u anku pse po e lirojne Limaj dhe te te tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje