Prokurori i arrestuar ëndërronte të bëhej ambasador në Beograd

4 Prill 2012, 10:57Rajoni TEMA

Kur Nait Hasani kishte dalë kundër emërimit të Nazmi Mustafit – anëtar i Këshillit të Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, me arsyetimin se ishte bashkëpunëtor i regjimit të Millosheviqit, ky prokuror ishte ankuar se i është dëmtuar karriera në rrugën e tij për t’u bërë ambasador i Kosovës në Beograd.

Si rezultat i refuzimit të deputetit të PDK-së, Hasani, më 22 janar 2009, Nazmi Mustafi kishte marrë vetëm 13 vota pro emërimit. 62 deputetë ishin deklaruar kundër dhe dy kishin abstenuar. Ai nuk kishte kaluar.

Këto argumente të këtij deputeti kishin bërë që prokurori boshnjak, Nazmi Mustafi, ta ndiente të dëmtuar veten. Ia kishte thënë në sy Hasanit pretendimet që kishte në karrierën e tij.

“Kam pas një takim me të (Nazmi Mustafi v.j.) në hollin e Kuvendit, me ç’rast më ka thënë se ka pas ambicie të bëhej ambasador i Kosovës në Beograd. Njëkohësisht e ka pranuar se ka punuar për sistemin e Millosheviqit dhe se është i gatshëm që të punojë prapë për të njëjtin sistem nëse ai vjen në Kosovë”, kishte thënë Hasani në një seancë të Kuvendit të Kosovës.

Tre vjet më vonë, karriera e prokurorit special mund të përfundojë këtu për shkak të dyshimeve se gjatë punës së tij ka marrë ryshfet në këmbim të mosakuzimit të disa të dyshuarve për korrupsion. Ai ka gjasa të mos jetë më as prokuror sikurse as ambasador në shtetin serb që po refuzon kategorikisht ta njohë pavarësinë e Kosovës me pretendime territoriale. Prej së hënës ndodhet në paraburgim, brenda të cilit Mustafi ka dërguar shumë njerëz të cilët më vonë ishin liruar nga akuzat. Rrezikon që nëse gjenden prova të bollshme të dënohet me burgim mbi 10 vjet. Të hënën, është arrestuar edhe Reshat Zherka nga Gjakova që dyshohet se ka ndërmjetësuar në mes të Mustafit dhe të dyshuarve për marrje të ryshfetit. Ndërkaq të martën në mëngjes është arrestuar i kërkuari i tretë, Xhelal Zherka. Gjykata e Qarkut në Pejë ia ka caktuar Mustafit 30 ditë paraburgim me kërkesë të prokurorit, derisa Reshat Zherkës, 15 ditë. /KD

2 komente në “Prokurori i arrestuar ëndërronte të bëhej ambasador në Beograd”

  1. Bajrami says:

    1.0 Kontrabanda me mallra në kohën e pasluftës

    Duke shfrytëzuar vakumin ligjor të krijuar dhe brishtësinë e institucioneve të sapo formuara të UNMIK-ut, tregtarë të ndryshëm shumica prej tyre me përvojë për kontrabande edhe gjatë regjimit të Milosheviçit,e tash të lidhur e të mbështetur nga faktorët kryesor politikë në Kosovë, kanë bërë kontrabandim me lloje të ndryshme të mallrave ku kryesisht me mallra me akcizë. Format e kontrabandimit kanë qenë të ndryshme dhe kanë ndryshuar me kohë. Fillimisht kamionë të mbushur me mallra kanë shfryttëzuar lidhjet e tyre në doganë dhe kanë kaluar pa paguar fare taksa në kufi,krejt kjo si pasojë e funksionimit të dobët të administratës doganore e cila ishte shendërruar në servis të kontrabandistëve. Formë tjetë ishte edhe keqpërdorimi I formularëve për ndihma humanitare,ku në emër të këtyre ndihmave biznese të shumta për qëllime të tyre kanë përfituar shuma marrramendëse të parave. Më vonë si formë tjetër e kontrabandimit u zgjodh falsifikimi I fletëpagesave bankare,ku humbjet e buxhetit ishin jashtëzakonisht të mëdha ndërsa përfitimet e kontrabandistëve shumë të mëdha.Formë tjetër që edhe sot e tutje pa ndërprerë vazhdon kontrabanda është ulja e vlerës së mallrave, fshehja e sasisë dhe mos deklarimi I cilësisë. Krejt këto forma të kontrabandimit janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen pasiqë inciativa për ti luftuar këto dukuri ka qenë e vogël apo më mirë të themi ska ekzistuar fare,kështuqë kontrabandistët në një mënyrë kanë qenë dhe janë imun ndaj ligjit

    2.0 Shfrytëzimi I parave të fituara nga kontrabanda për krijimin e bizneseve legale

    Me qëllim të përligjes së parave të fituara në rrugë jo ligjore një pjesë e madhe e kontrabandistëve kanë hapur biznese legale dhe duke krijuar monopole në shumë fusha të biznesit. Krijimi I këtyre dominimeve është bërë pasiqë këto biznese kanë në dispozicion shuma marramendëse të parave të përfituara në mënyrë të jashtë ligjshme. Kjo mund të shihet nga hapja e qendrave të mëdha tregtare, ndërtimet e pafundme, marrja e ekskluziviteteve për artikuj me nam në treg,e shumë të tjera.Krejt këto investime të mëdha në ndërtimine këtyre bizneseve janë bërë pa dhënë asnjë llogari për prejardhjen e parave ,e cila nuk I është kërkuar nga institucionet e thirrura për ta bërë këtë.

    3.0 Pjesmarrja e kapitalit të formuar nga kontrabanda në krijimin e sistemit bankar të Kosovës

    Dihet se sistemi bankar I një vendi paraqet sektorin më të rëndësishëm financiar të shtetit,ku nga funksionimi I tij varet ekzistenca financiare e shtetit. Në Kosovën e pasluftës sistemi bankar nuk ka ekzistuar praktikisht fare. Duke parë mungesën e këtij sektori,një numër I bizneseve që kishin krijuar pasuri marramendëse nga kontrabanda me mallra,iu përveshën punës për krijimin e bankave private me qëllim të rritjes së profiteve të tyre,shpërlarjes së parave të jashtëligjshme dhe kontrollit të rrjedhave të mevonshme financiare. Andaj është fakt I pamohueshëm se sistemi privat bankar në Kosovë në fundamentin e tij është krijuar nga kontrabandistët dhe I ka shërbye e I shërben si logjistikë krimit dhe kontrabandës. Nëpërmjet këtij sistemi bankar këta kontrabandistë siç do të cekim më poshtë do të marrin pjesë active në privatizimin e pronës shoqërore.

    4.0 Zgjedhja e formës së privatizimit për nevoja të kontrabandistëve

    Kur thamë se kontrabandistët në aktivitetet e tyre të jashtë ligjshme kanë pasur mbështetje nga akterët kryesor politikë në Kosovë,më së miri vjen në pah me zgjedhjen e formës së privatizimit të pronës shoqërore. Forma e spin-off e për shitjen e pronës shoqërore është formë e cila më së shumti I ka konvenuar njerëzve të krimit pasiqë ata dispononin shuma të mëdha parash të pashfrytëzuara. Me formën e spin-off prona I shitej atij që ofron më shumë duke mos marrë parasysh aspektet ekonomike të atij biznesi dhe duke mos e kushtëzuar me zhvillimin e biznesit të më parshëm. Sot jemi dëshmitar se qendrat më të mëdha tregtare janë ngritur në pronat e privatizuara që më parë kanë qenë fabrika prodhuese. Pra nëpërmjet privatizimit parat e pista legalizohen dhe në të njejtën kohë kontrabandistët rrisin fuqinë e tyre duke krijuar monopole në shumë fusha.Mbështetja më e madhe për njerëzit e krimit ka ardhur nga sistemi bankar qoftë në shpërlarjen e parave apo edhe në financimin e aktiviteteve të mëvonshme. Shfrytëzimi I sitemit bankar është bërë pasiqë në themel aksionar të vërtetë të bankave ishin njerëzit kryesor të kontrabandës.

    5.0 Futja e kontrabandistëve në politikë

    Duke pasur lidhje të vazhdueshme me politikën kosovare,kontrabandistët tash të veshur me petkun e binesmenëve serioz nëpërmjet financimit të partive politike në forma të ndryshme kanë krijuar ndikime të rëndësishme ne politikat e tyre.Disa nga keta I kanë hyrë edhe rrugës për tu marrë me politikë,siq është rasti me zgjedhjet e fundit ku disa deputetë vijnë nga bota e biznesit.Dihet se qëllimi final I tyre me futjen në politikë është krijimi I imunitetit politik që I mundëson shmangien e dhënies llogari për punët e tyre të pista. Sot jemi dëshmitar kur parlamenti I Kosovës sipas deklarimeve të pasurisë me shumicë përbëhet nga milionerët.Gjithashtu nëpërmjet futjes në politikë këta njerëz tentojnë të krijojnë politika shtetërore nëpërmjet të cilave ata do të ruanin monopolet e tyre dhe status quon politike,e cila më së miri ju përshtatet atyre

  2. e verteta says:

    Pu pu pu cfar m…kombi si shiten e blihen!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje