Dikur Ivica Dacic e imitonte shefin e tij, Slobodan Milosevic, me gjestikulacione e model flokësh. Tani këtë ai po e bën edhe me veprime. “Slloba i Vogël” siç identifikohej ai në të kaluarën, me rrëmbimin e policëve në Merdar, kreu agresion ndaj Kosovës dhe tregoi se shqiptarët i do të shtrirë përtoke. Të dielën në Prishtinë reaguan partitë opozitare duke kërkuar trysni ndaj Beogradit derisa nuk kursyen as kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës.
Ivica Dacic duket se ka mësuar shumë nga shefi i tij i dikurshëm, Slobodan Milosevic.
Në të kaluarën Dacic imitonte me besnikëri gjestikulacionet dhe modelin e flokëve të kryetarit të tij që njihet botërisht si “Kasapi i Ballkanit”. Falë kësaj, ish-zëdhënësi i partisë së Milosevicit (SPS) e kishte marrë edhe nofkën “Slloba i Vogël”.
E mësimet që i ka marrë nga vitet ‘90 në partinë e Milosevicit, Dacicit po i hyjnë në punë edhe këto ditë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, të shtunën në Beograd me zë të lartë dhe triumfues ka prezantuar një fotografi të policëve të Kosovës, të kapur nga xhandarë të maskuar serbë, të cilët sipas autoriteteve kosovare, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës për të kidnapuar policët kufitarë.
E pikërisht kjo fotografi ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë. Të parat që kanë reaguar kanë qenë institucionet e vendit, e të dielën këtë e kanë bërë edhe partitë opozitare, të cilat kanë akuzuar edhe Qeverinë e Kosovës për këto arrestime.
Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën ka lëshuar një komunikatë për media, ku ka dënuar rrëmbimin e policëve të Kosovës.
“LDK’ja dënon fuqishëm rrëmbimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga xhandarmëria serbe, Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, të cilët po e kryenin detyrën e tyre zyrtare në zonën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, thuhet në reagimin e LDK’së.
Kjo parti ndër të tjera u bën thirrje institucioneve të vendit dhe mekanizmave ndërkombëtarë që të marrin veprimet e nevojshme për lirimin e dy policëve.
E, ftesë të veçantë ndërkaq LDK’ja i bën Bashkimit Europian dhe SHBA’së, prej të cilëve ka kërkuar presion ndaj Beogradit.
”LDK’ja fton BE’në dhe SHBA’në si dhe të gjitha vendet e botës demokratike që t’i bëjnë trysni Beogradit zyrtar për ndaljen e provokimeve të tilla të rënda ndaj Kosovës”, përfundon reagimi i partisë më të madhe opozitare në vend.
Ndërkaq, Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh nënkryetar i Komisionit për Siguri në Kuvend, Ahmet Isufi e ka quajtur veprimin e Serbisë, qyqar dhe ofendues.
Sipas Isufit, është e papranueshme të shkelet në atë formë uniforma e forcës së sigurisë të shtetit të Kosovës.
”Veprimet e shtetit serb janë antieuropiane, antidemokratike dhe agresion i drejtpërdrejtë mbi territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur Isufi në një konferencë për media.
Sipas tij, ofendimet e tilla nga shteti serb vijnë si pasojë e lëshimeve që i ka bërë Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë.
Ai ka kërkuar që ekzekutivi të aktivizohet dhe të marrë masat e duhura, ndërkohë që këtë thirrje ia ka bërë edhe spektrit politik, BE’se dhe faktorëve ndërkombëtarë.
Këta të fundit ende nuk e kanë thënë as edhe një fjalë në lidhje me aktin e policisë serbe.
E pikërisht në ditën e arrestimit kishin reaguar edhe Presidenca e Kosovës dhe Qeveria.
Një prononcim për këtë arrestim të dielën për Express e ka bërë edhe ish-drejtori i Policisë, Behar Selim,i tani deputet nga radhët e PDK’së.
Selimi ka shprehur dëshirën që në vend të policëve kosovarë të shohë me fytyrë për toke ata të cilët sipas tij, me të vërtetë e cenuan integritetin territorial, policët serbë.
”Do të duhej të shihnim tjetër fotografi. Policët serbë do të duhej t’i shihnim me fytyrë për toke, sepse ata cenuan integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë ai.
”Do të duhej të kishim një reagim të shpejtë operacional të KFOR’it, i cili akoma është garantues i integritetit, e ky i fundit duhet të mbrohet me çdo çmim, e në çdo rast”, ka shtuar Selimi./EXPRESS
Fytyre e urryer!
http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/
shume fytyre e shemtute je re dacic!
gjithashtu duket nji veprim i deshperuar ngaqe e kuptojne dhe vete
gabelo-sllavet qe gjithcka eshte ne favor te kosoves dhe
dhe kombit shqipetare!!!megjithate policia e kosoves duhet
te jete me vigjilente dhe ne asnji menyre te mos lejoj qe te ndodhe
e njejta gjo dhe ne te ardhmen,,,as nji tolerim me se ata plera sllave
qe kane qelbur ballkanin,,,nuk kuptojne nga toleranca,ata jane arrogant
dhe ne te njejten menyre duhet tju pergjigjemi dhe ne..!!
sa per ty o B.L je nji kafshe!! dhe eshte e kote qe dikush te meret me
ty,,,,
Me te bukuren o dacic…………
Poshtrim me te madh nuk kam pare .Pse i mbani kallacnikovet o polic kosovar,mos valle kishit dale per gjyeti?
Ja paska gjetur nofken reale ky shkruajtesi i ketij artikullit