Qeveria e Kosovës organizon zgjedhjet serbe!

1 Prill 2012, 15:13Rajoni TEMA

Pavarësisht nga deklaratat e ashpra se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të vendit, Qeveria e Kosovës, jo vetëm që nuk do t’i ndalojë, por edhe do t’i organizojë ato.

Madje, për t’i “shërbyer” sa më mirë shtetit serb, qeveria që drejtohet nga Hashim Thaçi, ka hartuar një plan konkret, me të cilin udhëzohet se si do të votojnë qytetarët serbë në Kosovë, më 6 maj 2012.

Dokumentin të cilin e ka parë “Zëri” përcakton në detaje se si do të shkojë mbarëvajtja e procesit zgjedhor, ndërkaq, për gjithçka që ka të bëjë me procesin në fjalë do të angazhohet një trup ndërkombëtar.

Sipas këtij plani, trupi ndërkombëtar, mes tjerash, do të angazhohet që të sigurojë fletëvotimet, do të ketë përgjegjësi për numrin e fletëvotime të shpërndara, do ta mbikëqyrin futjen e fletëvotimeve në kutitë e votimit, dhe do të merret me transportin e fletëvotimeve dhe kutive të votimit nga vendvotimet tek autoritetet serbe.

“Qytetarët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në komunat në vijim: Prishtinë, Graçanicë, Novobërdë, Ranillug, Kllokot, Gjilan, Shtërpc, Prizren, Deçan, Pejë, Klinë, Mitrovicë, Zveçan, Zubim-Potok, Leposaviq dhe në vendet tjera për të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës dhe partnerët e saj zbatues mund të japin miratimin më vonë”, thuhet në njërën nga pikat e këtij plani që e ka parë gazeta.

KQZ-ja e Serbisë vepron në Kosovë

Por, sipas planit të Qeverisë së Kosovës, në organizimin e procesit zgjedhor në Kosovë punë do të ketë edhe për institucionet e Serbisë.

“Të gjitha procedurat, ku ndër të tjera përfshihen edhe përcaktimi i së drejtës për të votuar, vlefshmëria e fletëvotimeve të hedhura në kutitë e votimit, harmonizimi i numrit të fletëvotime të shpërndara me numrin e votave, klasifikimi i rezultateve dhe aplikimi i procedurave për të siguruar integritetin e votës do të jenë përgjegjësi e Komisionit Zgjedhor Kombëtar të Serbisë”, thuhet në pikën katër të këtij dokumenti.

Ndërkaq, ndër pikat më interesante është ajo e parafundit, e cila thotë se në vendvotimet nuk do të ketë simbole shtetërore të Republikës së Serbisë, por Qeveria e Kosovës është pajtuar që në fletëvotime të ketë gjëra të tilla, qofshin ato simbole shtetërore apo të partive politike, të ngjashme me fletëvotimet në Serbi.

Mirëpo, drejtuesit e Qeverisë së Kosovës të shtunën nuk kanë qenë në gjendje që të japin informata konkrete rreth rolit të qeverisë dhe përfshirjes së saj në procesin e zgjedhjeve serbe.

I kontaktuar nga “Zëri”, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk ka informata që ekziston një dokument i tillë, duke iu shmangur pyetjes pse duhet të përfshihet Qeveria e Kosovës në këtë proces. “Unë nuk e kam pa (dokumentin), ka thënë shkurt zëvendëskryeministri Kuçi./zeri

11 komente në “Qeveria e Kosovës organizon zgjedhjet serbe!”

  1. emigranti says:

    jeni shteti me idiot ne bote. me keto qe po ndodhin jeni qeveria me bushter.

  2. ARJANI -PAN says:

    ERDHI MOMENTI QE DUHET TE PRANOHET NGA TE GJITHE SHQIPTARET QE NE KOSOVE NUK EGZISTON QEVERI POR NJE TEATER KUKLLASH QE NDERON SKENEN MBAS CDO CFAQJE ME NJE REGJIZOR I NIVELIT …..Z E R O……SI ESHTE E MUNDUR QE NDRYSHE FLITET NE MENGJES NDRYSHE NE DREKE E NDRYSHE NE DARKE.ESHTE NJE PRIVILEGJ KUR POPULLI TE JEP VOTEN E TE ZGJEDH,POR ESHTE NJE KRIM KUR ATE E TRADHETON.SHQIPTARET E NDERSHEM ASNJEHERE NUK KANE BERE PAZARE ME DINJITETIN E NJE POPULLI QE PER SHEKUJ ME GJAKUN ETIJ KA VADITUR TOKEN MEME POR KANE DITUR TE VENE PIKEN MBI,,I,,ATY NUK FUNKSIONON AS QEVERIA AS KUVENDI SE UDHEZOHEN E KOMANDOHEN NGA JASHTE.KY ROBOTIZIM I TYRE NUK MUND TI PERGJIGJET REALITETIT E PER KETE DUHET TE PRANOJNE NE MENYRE UNANIME…..F A L I M E N T I M I N…

  3. BERISHA LARGOHU. says:

    Deshiroj te komentoj, por kam frike te shpreh mendimin tim sepse nuk e botojne komentin. Edhe ne gazeten tema mungon demokracia duke me suprizuar. Te flasesh per demokraci dhe te eleminosh komentet, eshte thjeshte hipokrizi. Une nuk jam kunder shqiptareve, por denoj disa veprime. Kam menduar qe kjo gazete eshte demokratike!

    1. katunari says:

      JO qe ta kane botuar ti je nje komentues qesharak dhe i bene me qeshe te gjithe ketu

    2. mos kij hic frike..po me degjove mua,mbaj nickname-in e gjate se te shkon me shume…

  4. Luani says:

    Ah moj Drenicë çka po na bëni me udhëheqësit e partive tuaja në pushtet dhe me detyrat për miqtë tuaj serb. Neve nuk na pengon dituria e juaj e kufizuar mendore. Ju kemi vëllezër dhe motra, dhe ju duam.

    1. Nadia Shabani says:

      Cfar po ben moj Kosove? Cfar po ben ai popull atje? Po Parlamenti shqiptar i Kosoves, presidenca cfar po beni o njerez se po na semurni? Cfar dreq qeverie eshte kjo, nje kukull e pandreqshme? Prandaj e firmoset ate footnoten ju qe te mbeteni pjese e Serbise? Perse luftuat kot kur nuk mund te shkeputeni nga kthetrat e saj? Cfar bejne politikanet shqiptare, cfar ben Bamir Topi, Jozefina Topalli,Sali Berisha, Edi Rama, cfar dreqin po beni o njerez se po na iken atdheu per lesh. Po ti more Kreshnik Spahiu qe gjoja je per ceshtjen kombetare, cfar po ben pse nuk flet? Pse heshtni te gjithe, pse e lejoni Serbine te tallin ……..me kombin shqiptar? O zot deri kur do te durojme?

  5. Nadia Shabani says:

    Po ju pse nuk i botoni komentet more cfar doni ju te themi ate qe doni te degjoni ju apo ato qe kemi ne per te thene?

  6. Taulant says:

    Turp per kete qeveri!Si komb duhet te reagojme qe te mos kthehet mbrapsht procesi i pavaresise!

  7. Durim says:

    Osht dita e rrenaveee po shpresoj se perndryshee kjo eshte e pa tolerushme

  8. runi b.curri says:

    nuk ka koment qe mund te pershkuaj zhgenjimin e Shqiptareve.
    nuk pranoj te besoj, qe te quajturi dikur (perparimtar)te ulin pantallonat ne ket menyr.
    nuk esht e dreit qe per 2 lek te varrosin kuitimin e grabities,perdhunimit,masakres mbi kete popull tashme te braktisur edhe nga djemt e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje