Grupi i spiunëve, i cili udhëzohej nga shërbimi informativ i UDB-së, është infiltruar në vitet ’50 të shekullit të kaluar në gjigantin medial BBC, thonë dokumentet e fundit të zbuluara në Slloveni, shkruan gazeta britanike “The Sunday Times”.
Detyra e tyre ishte që të mbledhin informata për kolegët e tyre jugosllavë dhe britanikë, si dhe për disidentët e Jugosllavisë së atëhershme që ishin shpërngulur në Angli.
Njëri nga spiunët, shkruan gazeta britanike, ishte slloveni Mitja Mersol, i cili në UDB e kishte pseudonimin “Linguisti” Ai, në vitet ’70 të shekullit të kaluar, ka punuar si spiker në BBC, në edicionin në gjuhën sllovene, ndërsa sot është anëtar i parlamentit të Sllovenisë.
Sipas Juret Brankovicit, i cili për dokumentet foli në televizionin slloven Pop TV, UDB gjatë kësaj periudhe rregullisht ka marrë informacione nga spiunët e infiltruar në shërbimin publik britanik.
“Edhe pse BBC paraqet një shërbim apolitik, fjala është për një mekanizëm efikas të indoktrinimit britanik dhe të shërbimit të zbulimit”, thuhet në një dokumentet të UDB-së.
Dokumentet gjithashtu zbulojnë se Merson nga UDB-ja kishte kamerë speciale për t’i xhiruar dokumentet, ndërsa ishte i trajnuar për përdorimin e letrave të koduara.
Mersol ka raportuar dy herë në muaj, ndërsa është urdhëruar që informacionet në lidhje me grupin e emigrantëve politikë, të lidhur me “Aksionin e Mesdheut” – natyra e të cilëve nuk është e njohur – t’i dërgojë menjëherë.
Në dokumente thuhet se Mersol, i cili e kishte fituar besimin e kolegëve dhe të emigrantëve, ka raportuar për “konspiracionin kundër komunizmit”, por edhe për dashuritë e tyre, dhe se kush nga ta gjendet në listën e pagave të Scotland Yard-it.
Në një rast, “Linguisti” për pak sa nuk është dekonspiruar, pasi e ka dhënë raportin për darkën të cilën e ka shtruar jugosllavja 25 vjeçare, e punësuar në BBC. Gruaja e re, thuhet në raport, është afruar me njërin nga mysafirët, një emigrant djathtist, ndërsa kur pas kësaj arrestohen prindërit e saj në Beograd, ajo është ankuar te Marsoli dhe ka dyshuar tek ai.
Kjo ka detyruar shefat që t’i lusin kolegët në policinë e Beogradit që të mos i arrestojnë më prindërit e saj, nëse duan që agjenti i tyre të mos zbulohet.
Marsol, përkitazi me këto akuza, ka deklaruar se ka punuar ashtu që të “mos e dëmtoj askënd”.
“Njeriu në jetë bën shumë gjëra. Gjithkush gjykon për veprimet e veta, dhe unë nën atë që ka ndodhur para 40 viteve e kam bërë një vijë. Në atë kohë kemi jetuar në një shtet tjetër, me sistem tjetër dhe në rrethana tjera”, ka thënë ai. /Telegrafi/
vetëm në shqipëri nuk kishte!
ishin të gjithë o të persekutuar o pishtarë të demokracisë!
o doktorra kardiologë!
Këtë material t’a lexoje ajo gërdalla (kryetarja e delegacionit te Kosoves ne bisedimet Kosove-Serbi) dhe te mesoje se kush jane sherbimet diplomatike dhe sekrete serbe.
Vo njerez, Edhe ne Slloveni ke spiunet ne PARlamdnt!
Pse valle kudo dun fuksa?!
Qe te degjenerojne nga themelet!
po Titoja nuk ishte sikur ju shqiptaret te gjithe ne mesymje ndaj njeri tjetrit. te gjithe shpiuj te njeri tjeterit. Gega spiunonte kundrejt Toskes e te njejtin turp e bente vellau Toske kundrerjt Geges. Turp, turp turp vetem ne ashqiptaret e hanim vellau vellaun.
Kujdes se mos na del emri i kryeministrit tone si agjent i UDB-s. Kjo do te ishte shpifja e vertete me e madhe ne kete fillim shekulli. Ky artikull shqetesohet per agjentet e UDB-se ne BBC, qe nuk eshte ndonje gje e madhe, po sikur, qofte larg, nje kryemijnister i nje vendi, si p.sh., Shqiperia, te jete agjent i UDB-s, apo le te themi i sherbimeve sekrete amerikane! Kjo do te qe e pafalshme, dhe kryeministrin tone, nuk do e zinte gjumi. Megjhithate, ka dhene prova, se po i kryen shume mire detyrat qe ka marre.
Ju kujtohen qe shume kosovare arrestoheshin kur vinin ne Shqiperi si te arratisur? Shteti shqiptar atehere i trembej sherbimit sekret UDB.
Shteti shqiptar nuk trembet se jane vete te tere spiune.