Të martën ndodhi ajo që pritej, komisionari për zgjerim, Stefan Fyle erdhi në Kosovë dhe tha, deklarativisht, se po nis studimi i fizibilitetit për Kosovën, ndonëse njëjtë siç ndodhi edhe me vizitën e komisionares për çështjen e vizave, Malmstrom, nuk pati pothuajse asgjë konkrete për të thënë.
Ndoshta më shumë edhe si reagim ndaj shkrimeve në medie se po vjen duarthatë, Fyle para kamerave televizive, i dorëzoi Presidentes dhe dy liderëve të tjerë të Kosovës, Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit një dokument, i cili në fakt nuk përmban asgjë konkrete për studimin e fizibilitetit.
Sidoqoftë, për dallim nga Malmstrom, komisionari Fyle ka kaluar ndoshta disa nga orët më të vështira në karrierë. Atij “nuk i ranë në qafë” vetëm kosovarët, por të martën në Prishtinë, Fyle u përball edhe me insistimin dhe pothuajse akuzat e ambasadorëve të vetë BE-së, se Brukseli nuk ka kurrfarë plani konkret për Kosovën… /zeri