Fyle vjen duarthatë

27 Mars 2012, 10:41Rajoni TEMA

Studimi i fizibilitetit po “lancohet” përmes një deklarate politike, njësoj sikur nisja e procesit të dialogut për liberalizimin e vizave. Komisioneri evropian për Zgjerim, Stefan Fyle, vjen në Kosovë për, siç e thonë edhe në Bruksel, vetëm “nisjen ceremoniale të studimit të fizibilitetit” për Kosovën.

Nëse ky studim do dalë pozitiv, atëherë Kosova mund të nisë negociatat për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, një hap shumë serioz në drejtim të marrëdhënieve bilaterale Kosovë – BE.

Sidoqoftë, zëdhënësi i Fyles, Peter Stano, e pranon që vizita e komisionarit për Zgjerim bëhet për konsum publik, pasi ende nuk ka asgjë konkrete e praktike rreth këtij studimi për Kosovën.

“Komisionari po vjen vetëm për një lancim ceremonial, mund të themi, të studimit të fizibilitetit. Kjo po bëhet në të njëjtën ditë kur e nis punën edhe Këshilli për Integrime Evropiane, ku do mbajë edhe një fjalim. Sa u përket ekipeve të ekspertëve dhe gjërave konkrete për këtë studim, ende nuk ka asgjë të re për publikun”, i ka thënë “Zërit”, nga Brukseli, Peter Stano…/ZERI

1 komente në “Fyle vjen duarthatë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje