Ndërkombëtaret që punojnë në Kosovë edhe më tej vazhdojnë të marrin paga shumë atraktive. Paga këto shumëfish më të larta se të stafit vendor.
Sipas të dhënave të bankës Qendrore te Kosovës (BQK) gjatë vitit që lamë pas ndërkombëtaret që punojnë në Kosovë, dërguan nëpër vendet e tyre 77.4 milionë euro, apo nëntë milionë euro më shumë se në vitin 2010, derisa qindra mijëra emigrantë kosovarë që punojnë nëpër shtete të ndryshme të botës dërguan në Kosovë rreth 400 milionë euro.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, pjesa më e madhe e dërgesave të emigrantëve të pranuara në Kosovë vijnë nga vendet anëtare të BE-së, si Gjermania me 34 për qind, Zvicra me 23 për qind, Austria e Italia me nga 2 për qind secila, dhe në një përqindje më të vogël nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja me nga 2 për qind.
Sipas raportit, të BQK-së dy vjetët e fundit të hyrat nga dërgesat e emigrantëve në Kosovë, janë rritur me një trend të ngadalësuar. Kjo për arsye se edhe papunësia në vendet e BE-së është rritur dhe kushtet e punësimit në përgjithësi janë përkeqësuar.
Përkundër zhvillimeve pozitive në dy tremujorët e parë të vitit 2011 në eurozonë, tremujori i tretë përsëri shënoi rritje të papunësisë në këto vende.
Nga ana tjetër, njohës të ekonomisë në vend thotë se mjetet e dala nga Kosova janë shumë të larta sesa të hyrat.
Sipas tyre, në vazhdimësi për më shumë se një dekadë, Kosova po eksporton para të gatshme në shtete të zhvilluara ekonomikisht të Bashkimit Evropian, po edhe më gjerë.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se paratë e fituara në Kosovë duhet të shpenzohen këtu, e jo të barten në shtete të zhvilluara të BE-së.
Sipas tij, bartja e një sasie aq të madhe të mjeteve jashtë Kosovës për një periudhë të shkurtër kohore është shumë shqetësuese për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Paraja e fituar në Kosovë sa më shume duhet të mbetet në Kosovë. Ne nuk bëjmë asgjë që nuk bëjnë shtetet tjera të zhvilluara”, tha ai.
Ndërkombëtaret kanë ardhur për të fituar
Ibrahim Rexhepi, drejtor i Organizatës Joqeveritare “STRAS”, thotë për “Zërin” se të gjithë ndërkombëtaret që janë në Kosovë kanë ardhur këtu për të fituar, e jo për ta rindërtuar Kosovën.
Sipas tij, para disa vitesh ndërkombëtarët kanë shpenzuar shumë më shumë në Kosovë, pasi që numri i tyre ka qenë shumë më i madh.
“Tani numri i ndërkombëtareve në vendin tonë është zvogëluar dukshëm, por edhe ata që janë më shumë kursejnë para për familjet e tyre”, tha ai.
Ai ka shtuar se ndërkombëtaret në Kosovë fitojnë dhe me ato para i ruajnë familjet e tyre, njëjtë sikurse emigrantet e Kosovës që punojnë nëpër shtete të ndryheshe dhe paratë që i fitojnë ua dërgojnë familjeve të tyre në Kosovë./zeri
Ibrahim Rexhepi, drejtor i Organizatës Joqeveritare “STRAS”, thotë për “Zërin” se të gjithë ndërkombëtaret që janë në Kosovë kanë ardhur këtu për të fituar, e jo për ta rindërtuar Kosovën.
Injorant, kujtove ti se kan ardhur per kosovaret?
Kosoven nuk e ndertojne nderkombetaret, por kosovaret, shqiptaret kane nje mentalitet te gabuar me pretendimet ne pritje te nderkombetareve.
BL
Plotesishte e sakte
pse nuk kan ardhur per te ndihmuar ata mo neti? ua sa i zgjuar duhet te jesh ti neti….si i kap kaq shpejt gjerat ti eeeee?…
Net ka urrejtje patologjike per perendimin demokratik.
Net eshte nje selafi i pergjumur e mistik.
Net vetem faljen e ben me disipline.
Net e urren njerezimin.
Net eshte antishqiptar.
Net eshte ne prag te marrezise qe vjen nga vetmia e boshlleku shpirteror.
Net perben rrezik shoqeror !
Vetem 1 ushtar i NATOs per 1 mision ne KOSOVE prej 4 muajsh,merr gjithsej 22 mije euro,5 mije e 500 ne muaj.Imagjino 1 nenpunes apo zyrtar i NATOs sa paguhet
Kur erdhen ushtaret e natos e perzun serbet nga kosova nuk i bot hesap sa harxhun,tani boni llogarit sa euro marrin ?????????imagjino qe eurot jane te evropes e amerikes…………………Rrace bukeshkalesh.rrjepacuker do ngeleni gjith jeten.
sa te trashe qe jeni mer popull..po pse re qeverija kosoves i paguan ushtaret…ata paguhen nga vendi i prejardhjes…
o berisha largohu jame dakort me ty po keta albanezet se kane marre veshte .punuan dhe luftuan per osmanet 4 shekuj shqiptaret dhe e habiteshme se shtet krijuan greket dhe serbet dhe ne akoma atje duke mbajtur osmanet ne kembe injorance .pake injorance kan te gjith njerezit po kjo e jona eshte ne nje starde te rrezikshem .kur bisedoj me ca ish shoke ajo qe i pyes kure mbaron fjalen eshte ,qe a ka edhe te tjere qe mendojne si ti oooooooooooooooooooooooooooooooooooovaj vatani e mjer milete ,qeshte kjo qe ne na gjeti ,e kerkojme me shkop e strajce, se kaq na e pret o njerez o shtase ,dhe mos e kerkoni ma gjat, se kemi themelet me kashte .pershendetje