Thaçi i druhet “bllokut” të Limajt

24 Mars 2012, 11:58Rajoni TEMA

Fatmir Limaj mund të jetë një nga kandidatët që do të garojnë për kryetar të ardhshëm të PDK-së, në zgjedhjet e brendshme që kjo parti pretendon t’i mbajë brenda këtij viti. Pas Hashim Thaçit, Limaj është politikani që ka marrë më së shumti vota në  PDK gjatë zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2010.

Në nivel vendi ai është renditur i treti, pas kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Burime brenda partisë më të madhe në vend kanë pohuar se Limaj njëherë është duke pritur që të përmbyllen proceset gjyqësore që janë hapur kundër tij,e tek pastaj planifikon të dalë publikisht për ta qartësuar çështjen e kandidimit për kryetar partie.

Çka thotë për këtë kryekuvendari i Kosovës dhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, a është takuar Hashim Taçi të enjten për 40 minuta me vëllanë e Fatmirit, Demir Limajn, dhe çka i ka thënë atij. Kush ka thënë se për Limajn ka vend në qeverinë e vendit, cili është më i forti i PDK-së momentalisht./KD

3 komente në “Thaçi i druhet “bllokut” të Limajt”

  1. brazil says:

    Politike tribale bejne shqiptaret,takoi vllain,pine kafe ne nje lokal.politike mesjetare.Cdo gje behet me fis.

  2. Lahuta says:

    haha bajraktaret komandanto-tregetar po bejne plane per ndarjen e zonave te shitjes se droges,fisi thaqi takoi fisin limaj me ndermjetsine e krasniceve,tribu moderne

  3. PrapambetjetOsmane says:

    Vetem kostumi dhe kollarja Armani jane evropiane !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje