Hoxhaj “zëvendëson” Tahirin

23 Mars 2012, 11:32Rajoni TEMA

Paralajmërimet se bisedimet e ardhshme Kosovë-Serbi nuk do të jenë të karakterit teknik por të atij politik, dhe se njëra nga temat e bisedimeve do të jetë veriu i vendit, kanë shtyrë kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, që të mendojë për ndërrimin e delegacionit të bisedimeve.

Burime të afërta me Qeverinë e Kosovës, i kanë thënë “Zërit” se shefi i qeverisë kosovare është duke menduar që ta “pensionojë” kryenegociatoren e deritashme, Edita Tahiri, dhe ta zëvendësojë me një person tjetër .

“Kryeministri po pretendon që ta shkarkojë Editën, e në vend të saj ta emërojë Enver Hoxhajn. E në Ministrinë e Jashtme do të vijë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, me çka AKR-ja do ta marrë edhe një ministri të re, përveç Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të cilën gjithashtu do ta udhëheqë kjo parti”, ka thënë burimi.

Ky person sqaron se vërejtjet që i ka shprehur opozita e shoqëria civile në shumë pika që kanë të bëjnë me zëvendëskryeministren Tahiri, qoftë sjellja e saj karshi Serbisë, apo shpenzimet e mëdha, duke përfshirë edhe udhëtimin në Shqipëri për 8 mars ku janë shpenzuar pesëdhjetë mijë euro, ia kanë mbushur mendjen kryeministrit që të mendojë për ndryshime… /zeri

3 komente në “Hoxhaj “zëvendëson” Tahirin”

  1. vlora says:

    Hoxhaj nuk eshte shqiptar eshte boshnjak-shqiptar dhe eshte njeri shume i pa aft, dhe nuk din me fole, ka problem me gjuhen shqipe, duhet dikush me ja shkrua referatin per te para se te flet

  2. Luani says:

    Kur lojtarët e një klubi amator e shohin se kanë humbur në fushë, e zëvendësojnë njëri tjerin çdo dy minuta me shpresë se mund të fitojnë në pjesën e fundit të lojës. Kështu vepron tani edhe qeveria nga Prishtina, edhe pse e kupton qartë se me pranimin e rezolutës 1244 Kosova i është falur Serbisë.

  3. Martin Ph says:

    Qarte ! Thacit i duhet nje person si koke turku per”Te qaj naten ,ta fus-noten”.Pa keqardhje Edita do ta haje,urdheruesit si ne Shqiperi e Kosove ngelen te paprekur per gjynahet qe bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje