Kur më shumë se një vit më parë bëheshin kalkulime për partnerët e mundshëm politikë që do t’i bashkoheshin PDK-së në qeverisje, dhe kur një nga më potencialët shihej AKR-ja, Mimoza Kusari-Lila kishte dhënë një premtim – nëse në Kabinetin Thaçi do të ishte Fatmir Limaj, ajo do të refuzonte çfarëdo posti në ekzekutiv. Limaj nuk qe pjesë e Qeverisë, e Kusari-Lilën Thaçi e kishte bërë zëvendëse të tij.
Në këtë kohë Limaj hetohej për krime ekonomike që ndërlidheshin me punën e tij si ministër Transporti i mandatit paraprak, dhe për krime lufte që ndërlidheshin me veprimtarinë e tij si komandant zone gjatë luftës në Kosovë. Deri sot nuk ka aktakuzë për korrupsion, ndonëse ka mbetur fiks një muaj kur duhet të ngrihet aktakuza apo të pushojnë hetimet. Ndërsa, për krime lufte procesi po shkon në favor të tij. Të mërkurën Gjykata e Qarkut në Prishtinë shpalli të papranueshme të gjitha dëshmitë e Agim Zogajt dhe ditarëve të tij, mbi të cilët mbështetej kryekëput aktakuza që e izoloi në arrest shtëpiak prej shtatë muajsh.
Pasditen e së mërkurës, disa orë pas vendimit të Gjykatës, Thaçi ishte në Qeveri dhe pastaj në një mbledhje të partisë. Në asnjërën prej paraqitjeve publike nuk e përmendi Limajn. Por, pas të dyja aktiviteteve ka folur zëvendësi i Thaçit në Qeveri e parti, Hajredin Kuçi.
Pasi i janë hequr mikrofonat, ai ka thënë se Limaj mund të zgjedhë çfarëdo pozite në ekzekutiv, përjashtuar atë të kryeministrit
Kuçi, në emër të Qeverisë ka përshëndetur këtë zhvillim në rastin Limaj, dhe ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur dilemë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.
Por, kthimi i tij nuk është aq i lehtë në Qeveri, së cilës ia kishte dhënë votën si deputet. Pak para se të vihej në arrest shtëpiak, të cilit akt i hapi rrugë një interpretim për imunitetin i Gjykatës Kushtetuese bërë me kërkesë të kryeministrit Thaçi, Limaj kishte bërë një varg akuzash për numrin një të Qeverisë.
Në një intervistë në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ai kishte thënë se “gjahu kundër meje është politik”.
Disa çaste pasi Limaj u lirua nga arresti shtëpiak, të mërkurën, ai me Krasniqin u gjenden bashkë në një kafene në qendër të Prishtinës. Limaj nuk ka folur, e Krasniqi foli për të.
“Ju e dini se unë nuk kam dyshuar asnjëherë në pafajësinë e Fatmirit, gjithashtu nuk kam dyshuar asnjëherë në vendimin e drejtë të gjykatës dhe mendoj se është krejt një vendim i drejtë, dhe ne dëshirojmë që vërtet gjyqësia në Kosovë të marrë një mësim nga rasti i tij”, ka thënë Krasniqi. “Ndihem shumë mirë. Po them edhe një herë, nga fillimi kam qenë i bindur se është një gjyq me premisa politike i filluar nga Prokuroria, por më vjen mirë se më në fund gjykimi ose Gjykata e EULEX-i kanë dhënë një verdikt të drejtë dhe mbi bazën e ligjit dhe të drejtësisë”.
Edhe Krasniqi është pyetur nëse do të ketë vend për Limajn në Qeveri. Ka thënë për të se do ta ketë vendin që e meriton. /KD
ABC-JA E SHTETIT LIGJOR
-Nga Alban Dega, Nju Jork
” Nje person presupozohet i pafajshem perderisa fajesia e tij nuk eshte provuar nga Gjykata ligjore” eshte thelbi i shtetit ligjor qe ka si model te tij te perkryer modelin amerikan.
Fajesi apo marrezi !?
Ketij rregulli nuk i shpeton askush qofte qytetar i thjeshte, qofte drejtor, qofte minister, qofte edhe kryeminister apo kryetar shteti. Por te veprosh sic bejme ne shqiptaret neper faqe gazetash e ne shumicen dermuese te rasteve nga pas ferrat e pseduonimeve te internetit eshte nje marezi.
Pa njohur as A-ne jo me ABC-ne e shtetit ligjor, si askush tjeter ne shqiptaret bejme jo vetem, hetuesin, jo vetem prokurorin, jo vetem gjykatesin por edhe kryegjykatesin suprem e ekzekutorin e cilitdo qe perflitet pa asnje prove e deshmi konkrete per shkeljen me te vogel te ligjit. Tipike : Albanus adversus albanus, pra Shqiptari kunder shqiptarit!
Nuk duhet te harrojme se neser pasneser jo vetem Fatmir Limaj, por edhe ministra, nepunes, lidere politike te pozites apo te opozites ne Shqiperi , sic ka ndodhur konkretisht me ish- kliderin e opozites dhe ish- Kryeministrin Fatos Nano ne Shqiperi, mund edhe te arrestohen, denohen nga gjykata per kete ose ate ceshtje ligjore ose jo.
Mund te denohen edhe pa pasur asnje faj . Edhe kjo ndodh. Edhe ligjet e natyres e jo me ligjet shteterore qe hartohen nga njeriu, interpretohen nga njeriu, zbatohen nga njeriu, kane perjashtime. Perdersia vepron faktori njeri, pra subjekti, nuk perjashtohen asnjehere edhe gabimet subjektive, teknike, ligjore.
Fajtore pa faj …
Vetem gjate vitit te fundit ne nenen e demokracise boterore dhe supermodelin e shtetit ligjor ne Bote, SHBA, jane shpetuar nga ekzekutimi ne castet e fundit tre te denuar me vdekje pasi teknologjia e re, ADN-ja e arritje te tjera te shkences, qe nuk kane qene ne perdorim para 10-30 vjetesh kane vertetuar pafajeseine e tyre. Jo vetem iu shpetua jeta, por edhe ju dha pafajesia e shperblimet multimilioneshe per gabimet e bear nga hetues e prokurore, nga gykates e gjykata ligjore.
Vetem vitin e fundit ne SHBA jane liruar nga burgu dhe shperblyer deri ne 30 milione dollare mbi 25 “fajtore” per vrasje, perdhunime dhe krime te renda pasi eshte provuar pafajesia e tyre ! “ Asnje shperblim as nje miliarde dollare nuk do te me kthejne 22 vjetet me te mira te jetes sime te humbura ne qelite e burgut” deklaroi para tri javesh njeri prej ketyre “fajtoreve” pa faj. Sidoqofte drejtesia u vu ne vend. Ligji u vu ne vend. Padrejteasia u ndreq!
Ndaj te mos bejme paragjykime as per rastin Limaj. Une nuk paragjykoj aspak ate por vleresoj kurajon e tij qytetare dhe pergjegjesine shteterore kur deklaroi se jam plotesisht ne sherbim te drejtesise dhe se do te vazhdoje detyrat e mia qeveritare.
Rregulla apo tollovi insittucionale
Pse u dashka te jape doreheqjen nese ai eshte i bindur per pafajesine e tij!? Pse e kerkojne opozita dhe media!? Ai eshte zgjedhur deputet me voten e popullit jo me votat as te opozites e as te medias! Ai eshte emeruar minister nga Kryeministri, nga Kuvendi i Kosoves dhe dekretuar nga Presidenti i Kosoves!
Sic nuk e mbrojti as qenia minister e as qenia deputet i zgjedhur ne menyre demokratike i Kuvendit te Kosoves nga bastisjet e policise speciale te EULEX-it , aq me pak mund ta mbrojne ato nga akuza, arrestimi apo denimi ligjor nese eshte fajtor. Ate dite qe te paraqiten provat dhe deshmite e fajit apo pafajesise se tij do te bej komentet e mia, sipas shkalles se tyre.
Kapaku i floririt
Hamendjet, paragjykimet jane kunderproduktive, te demshme dhe te padrejta. Ndaj te heshtim. Nese kemi prova e deshmi e heshtim atehere po. Jemi po aq bashkefajtore sa fajtori. Perndryshe …. Perndryshe !?
Cfare do te thoshim neser kur hetuesit apo prokuroret speciale te EULEX-it te mbyllnin hetimet per mungese provash ose deshmish ligjore per fajesine e tij!? Cfare do te thoshim neser kur Fatmir Limaj te shpallej i pafajshem nga gjykata e Kosoves, e EULEX-it apo nga Gjykata e Strasburgut!? Cfare !?
A do at kthente kjo opozite dhe media ate ne postin e detyren qe kishte!?
Sot e kane radhen hetuesit ligjore te autorizuar me ligj per te kryer misionin e tyre. U uroj pune te mbare ne sherbim te Kosoves dhe popullit te saj e jo te asnje personi kushdo qofte ai!!! Nese nuk i ndihmojme do t’ua lehtesojme punen me heshtjen tone! Heshtja eshte kapak floriri, thote sovrani popull!
Thelbi i shtetit ligjor… Barazi para ligjit
Ky eshte shteti ligjor. Ky eshte thelbi i drejtesise! Kjo eshte demokracia. Ndaj mos te nxitohemi ne paragjykimet tona krejt subjektive e te gabueshme! Ndaj mos te bejme edhe hetuesin, edhe prokurorin, edhe gjykatesin , edhe ekzekutorin edhe gjykatesin suprem ndaj cilitdo bashkekombas tane. Ndryshe fatkeqesite nuk do te na ndaheshin kurre!
Kemi kaluar boll fatkeqesi madhore te imponuara me dhune e me terror, me genocid e represion, shqiptaro- shqiptar per te krijuar me duart tona edhe te reja. Vellazeria e jo urrejtja, bashkimi e jo percarja, solidariteti e jo kacafytja jane rruget e shpetimit dhe forcimit te kombit shqiptar dhe te krejt njerezimit.
Fatkeqesite, qofshin natyrore, qofshin njerezore, nuk pyesin as per parti, as per idologji, as per ide, e as per fe. Te bashkuar e me besim tek Ligji ne Toke dhe Zoti ne Qiell e kemi me kollaj ti perballojme e kapercejme ato !
SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 3 MAJ 2010. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM
Po mire o Alban , po ne shqiptaret kemi prova per Sali Berishen qe eshte kriminel, hajdut, antikombtar? Si thua a jane prova ato qe kemi ne qytetaret , jo prokuroria dhe gjykatat se ato nuk kane prova as per Gerdecin, as per 21 janarin, as per Ilir Meten, as per LUlezim Bashen e Fatmir Mehdiun, as per votat ne 8 maj qe u shqyen kutit e u nxoren dokumentat ne sy te gjithe botes etj etj. A jane prova keto apo…KY eshte shteti ligjor? A kam te drejte te theme poshte demokracia, po eshte kjo?