Një javë pas përzgjedhjes në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Gani Thaçi ka paraqitur dorëheqje nga kjo pozitë. Gani Thaçi, i cili është vëlla i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, sipas burimeve të gazetës “Zëri” dorëheqjen ia ka paraqitur të martën Bordit të Byrosë.
Dorëheqjen e Thaçit e ka konfirmuar për “Zërin” kryetari i Bordit të BKS-së, Rrahim Pacolli, pa dhënë më shumë detaje rreth arsyes së dorëheqjes. “Kam informacion se Gani
Thaçi ka ofruar dorëheqjen nga drejtimi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, mirëpo nuk e di arsyen e vërtetë të dorëheqjes, sepse ende nuk e kam shikuar dokumentacionin”, pohon Pacolli.
Pacolli ka shtuar se fillimisht duhet ta shikojë arsyen e dorëheqjes, cilat janë shkaqet që e kanë detyruar drejtorin e ri të dorëhiqet dhe kush mund të jetë zëvendësues i Thaçit në BKS dhe më pas të bisedohet për pranimin, apo jo të dorëheqjes së Gani Thaçit…/zeri
ka jep dorheqje se don mu shmang hajnin qe ka ba, dhe ti shmang hetimet ndaj tij
a edhe ci ki gaj asht?
http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/
A ka vlla tjeter me zavensua turp
Ne qofte se je terhequr me vullnetin tat, bravo te qofte.Nese ke pasur presione jashte qeverie, domethane mbikqyrsit e kosoves eshte nje turp tjeter qe ben saliu i vogel.
Si nuk e kupton shqiptari faktin se disa familje nga Kosova kanë vendosur që ta shfarosin kombin shqiptar i cili jeton aty.