Pacolli: Jam lodhur nga politika

19 Mars 2012, 13:04Rajoni TEMA

Behgjet Pacolli është lodhur nga skena politike e Kosovës. Lideri i AKR’së thotë se nuk është i interesuar t’i hyjë garës për postin e Presidentit të Republikës në këto rrethana të prapaskenave, intrigave dhe ndërskëmsave. Parlamenti i duket një arenë fyerjesh e sharjesh, e ku nuk prodhohet asnjë alternativë. Në një intervistë për Express, Pacolli ripërsërit kërkesën për ta marrë edhe një ministri, kurse konsideron se fusnota do t’i ndihmojë vendit.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli nuk ka vendosur afate të reja për zbatimin e marrëveshjes për ndarjen e pushtetit me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit.

Por, ai vazhdon të presë nga Kryeministri që t’ia ndajë këtë ministri.

Një vit më parë, Behgjet Pacolli kishte vënë si afat shtatorin e kaluar si datë kur duhej të respektohej marrëveshja, por për shkak të zhvillimeve në vend, ai thotë se nuk ka dashur të shkaktojë probleme.

“Marrëveshja është në realizim e sipër. Por, ju e keni parë se me çfarë intensiteti ka punuar Qeveria kohëve të fundit dhe do të ishte shumë jonormale të ndalemi dhe të bëjmë probleme. Megjithëkëtë, marrëveshja do të realizohet. Nuk ka tjetër”, ka thënë Pacolli, në një intervistë për gazetën Express.

“Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesa për edhe një ministri plus dhe disa poste zëvendësministrash”, vazhdon ai./EXPRESS

2 komente në “Pacolli: Jam lodhur nga politika”

  1. Pacolli si Xhelpra me Rrushte, po mire, intigjent, duket sikur nuk hin ne labyrinthe qe s’e nxe me gjithe kungullin pas…
    E qe s’u di fundin!, zgjedhje e Mire mor PAC!!
    Siduket te rrujten ca pare, keshtu e ka ambicja modhe, shkon si breshka te nallbani…
    Paske ken I vonu PAC, po boll ke ba (per nji qe ka cel syte ne maje shkrepash), tash gezo ATo pare qe ja rrujte Rusise bashke me grun, po e mira eshte te provosh lexosh naj gjo, edhe ai i shoqi InvaMules,
    Mos me vdek xhahila, meqe keni mundesi te shkoni te Libri; me vdek xhahil eshte turp ( qe keni le xhahil nuk eshte faji juj), nga nje Miredashes i jo-xhahileve!!

  2. Progresi says:

    Ky ishoqi i Inva mulles eshte komplet si Vehbi Alimuca.
    Paguen paret qe ka per me shit mend nder televizone dhe gazeta.
    Tani qe spo shet me te bardhen se nuk e lene dashnorja Inva, jo qe ska me pare po thone se po i kerkon Inves borxh dhe ate shtepine qe ka ne Sloveni dhe e nxorri ne TV ia ka nxjerre banka ne shitje.
    Mjer femija qe zuri me meditim qe po lind trok ne nje koh kaq te keqe.
    Tahmaja madhe tle pa kurrnjisen.
    Vera Grabocka u tregu e mencme se e mjeli Hetem Ramadani po Inva mulla u tregu shume e vonut, e boni dashnor me paret e funit ne gjep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje