Sulmohet Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

17 Mars 2012, 11:34Rajoni TEMA

Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë ka qenë subjekt i një sulmi rreth mesnatës të së premtes. Jozyrtarisht mësohet se mbi objektin ku gjendet përfaqësia e Maqedonisë në vend është hedhur koktej molotovi. Nuk ka të lënduar dhe dëmet materiale janë minimale. Ekipi i KTV-së në vendin e ngjarjes e ka parë të shqetësuar stafin e ambasadës. Një patrullë policie ka mbetur në Arbëri ku gjendet ambasada për ta ruajtur. Një zyrtare e policisë e ka parandaluar sulmin që të jetë më serioz. Incidenti vjen pas disa incidenteve ndër-etnike ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.

6 komente në “Sulmohet Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë”

    1. xhoni says:

      Maqedonia eshte nje shtet i sajuar ne Ballkan,njelloj si Bosnje Hercegovina,por me keq!!!Bota duhet ta SHKRIJE KETE SHTET FANTAZEM DHE BEJNE MIRE GREKET QE NUK E NJOHIN!!!SLLAVET MAQEDONAS I URREJNE PER VDEKJE SHQIPTARET!!!Por edhe shqiptaret jane te PERCARE se ka punuar per kete pune agjenti sllav Sali Berisha!!!

  1. BERISHA LARGOHU. ESHTE FATALITET TE FESTOSH 100 VJETORIN E SHQIPERISE ME KRIMINELIN BERISHA! says:

    Sulmet tregojne injorance!

  2. Treviso says:

    Kjo tregon qe kan aktivizuar njerz per ti vane zjarrin fuçisese se barutit ne Ballkan.çdo gje eshte e kalkuluar nga forca qe punojne kunder shqiptarve. Keto jane forca te brenshme qe kane nje jete qe punojne kuder atdheut, dhe ku? Ne qeveri.Jane forcat e jashtme qe japin
    rekomandimet tradhetarve tone te kombit.
    Eshte momenti qe te mos bien pre e kesaj loje qe po ndjekin.Kjo do jete loja e fundit per ta ,i erdhi koha e falimentimit.

  3. Sem Luma says:

    Ky akt eshte sa qyqar aq edhe i demshem per Kosoven dhe shqiptaret ne pergjithesi. Shteti 4-vjecar i Kosoves ende nuk e ka ate lluks qe te demtoje e atakoj ambasadat e huaja ne Prishtine. Te shpresojme qe akte te tilla totalisht te demshme per reputacionin tone si shtet te mos perseriten me; ne anen tjeter Policia duhet te bej cmos qe te zbuloj keta klyshe rruge, qe (me apo pa vetedije) behen argate te Serbise dhe Sllavo-Maqedonise…

  4. Shefqet Cela says:

    Megjithse qeveritaret maqedonas jane anti shqiptare, gje qe eshte treguar nga enciklopedite, moszbatimi i Marreveshjes se Ohrit dhe se fundi edhe provokimet raciste;KJO NGJARJE NUK NA NDERON.NE DHE QEVERINE KOSOVARE.
    Policija Kosovare duhet ta kishte parandaluar kete ngjarje te hidhur me çdo kusht. Ulet kredibiliteti i Kosoves si shtet.
    Flitet shume se eshte pergjigje karshi dhunes maqedonase.
    Pse duhet ta anashkalojme faktorin serb? Ata jane te interesuar me shume per diskredituar Kosoven dhe qeverine e saje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje