Fule: Zgjedhjet në Kosovë i organizon Prishtina, jo Beogradi

16 Mars 2012, 13:10Rajoni TEMA

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, ka deklaruar mbrëmë se “Serbia nuk duhet të organizojë zgjedhje në Kosovë”.

“Zgjedhjet lokale në Kosovë i organizon Prishtina, e jo Beogradi. Këtë çështje nuk duhet ta ngatërrojmë më – kjo nuk është në pajtim me synimet drejt BE-së”, ka shkruar Fule në porosinë që ka bërë në Twiterin e vet.

Ndryshe, kryeministri Hashim Thaçi, bashkë me liderë të partive opozitare: Isa Mustafa nga LDK, Blerim Shala nga AAK, si dhe partneret e koalicionit: Behgjet Pacolli nga AKR, Slobodan Petrovic nga SLS dhe Mahir Jagxhillar nga Grupi 6 Plus, ka realizuar një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it, të cilët i ka informuar për qëndrimin e Republikës së Kosovës për pretendimin e Beogradit zyrtar që të organizojë zgjedhje në Kosovë.

“Vendimi qeverisë së Serbisë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të Serbisë në territorin e Kosovës, për mua dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, është edhe një agresion tjetër dhe cenim i sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, citohet në komunikatë t’iu ketë thënë ambasadorëve të Quint-it, kryeministri i Kosovës. /Telegrafi/

3 komente në “Fule: Zgjedhjet në Kosovë i organizon Prishtina, jo Beogradi”

  1. mali says:

    Bjerini qemanes. Kragjozet e Evropes tallin prapanicen me lolot e Kosoves. Zagari nuk ushqehet kur shkohet per gjah. I lane punet deri ne kete derexhe dhe tani kujtohen te reagojne.

    1. BOSS says:

      E sakte.Europa plake ka filluar si ne te kaluaren veqse nuk thot hapur se i perkrahin serbet,kjo dyftyrsi shihet dite e me shume.SHpresa eshte te shtetet e bashkuara,qe vazhdojne fuqimishte te na perkrahin ne shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje