KFOR-it “nuk i interesojnë” zgjedhjet serbe

14 Mars 2012, 12:55Rajoni TEMA

Komandanti i KFOR-it Erhard Drews ka deklaruar se këtij misioni paqeruajtës nuk i intereson mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë dhe se nuk merret me këtë çështje.

“KFOR-i duhet të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë për të gjithë qytetarët si dhe të ndihmojë në funksionimin normal të të gjitha pikëkalimeve legale”, i ka thënë Drews, gazetës “Blic”.

Ai ka theksuar se liria e lëvizjes në pjesën veriore është përmirësuar, por se KFOR-i nuk mund të jetë i kënaqur derisa nuk ka liri të plotë lëvizjeje për të gjithë njerëzit në veri.

Në lidhje me barrikadat në veri, Drews ka thënë se ekzistojnë ende kalimet ilegale për të cilat KFOR-i e di se po shfrytëzohen, për këtë arsye dhe kontrollohen automjetet e vogla për të penguar kontrabandën. /rel/

1 komente në “KFOR-it “nuk i interesojnë” zgjedhjet serbe”

  1. kumanova says:

    Ky far gjenerali duhet te ndrrohet.Eshte frigacak,jo i vendost.Kam degjuar se pi shume raki,dhe ata me Serbet.mirepo kurkush nuk i theksojn keto gjera ,psh,Gazetaret ,etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje