Prokuroria e Qarkut në Prishtinë njftohet se është duke hetuar ish presidentin Fatmir Sejdiu dhe ushtruesin e detyrës, së presidentit, Jakup Krasniqi për shkelje të ligjit për faljet e të dënuarve dhe kryerje të veprimeve që shkojnë kundër Kushtetutës së Kosovës.
Sipas prokurorisë Sejdiu dhe Krasniqi bashkë me anëtarët e komisioneve ad hoc kanë falur të dënuar për krime të rënda, si trafikim me qenie njerëzore, vrasje të dyfishta e dhunim.
Një ish i dënuar, F.H. ishte falur më 2009 nga presidenti Sejdiu, e një ditë pasi ishte liruar nga burgu, kishte vrarë gruan e tij.
“Jemi në fazën e grumbullimit të informacioneve, po punohet shpejt. Në fakt, unë kam kërkuar nga policia që me urgjencë të grumbullojë informacione”, i ka thënë KTV, prokurorja Drita Hajdari, pa dhënë detaje të tjera.
Që nga viti 2009, presidentët kanë falur pjesërisht dhe në tërësi më shumë se 236 vjet burgim për 227 të dënuar, ndër ta edhe 10 femra.
Këtë vit presidentja Atifete Jahjaga ka falur vetëm 15 persona, kryesisht me dënime të lehta.
Presidenti duhet te jete patjeter jurist,por jurist me pervoje dhe karriere te paster profesionale ama.
E pse duhet të jetë JuristÇ
-Një agronom nuk e bën dot detyrën e PRESIDENTIT?
i nderur FOTMIR SEJDIU.GJYKATA KUSHTETUSE E NDAU DREJTSIN SE NJI UDHHEQS SE KA TE DREJT TI MAN DY POZITA .TASH MENDO KU JE KAN E KU KE MBET…
Po të kishte drejtësi z. Sejdiu do të duhej të përfundonte në qelinë e të liruarit prej Sejdiut. LDK -n e shkatërroi, kushtetutën e shkeli gjithë kohën sa qe kryetar e para pak ditësh filloi edhe të belbëzonte se gjoja LDK -ja e frymës Mustafa është duke e ngulfatur anëtarësinë e partisë.
Z. Sejdiu bën mirë që e sulmon pasardhësin e tij Mustafa dhe LDK -n që nuk e ndëshkoi kur Sejdiu e shndërroi edhe kryetarllëkun e partisë edhe atë të shtetit në dobi të interesave personale.