Kroatët e shqiptarët pa nostalgji për ish-Jugosllavinë

12 Mars 2012, 11:46Rajoni TEMA

Shumë ish jugosllavë besojnë se jeta ishte më e mirë dhe më e lehtë për të pasur punë në kohët e vjetra edhe pse kroatët dhe shqiptarët e Kosovës nuk janë aq nostalgjikë sa serbët dhe boshnjakët.

Një pyetësor për qëndrimet ndaj shtetit të vjetër jugosllav, nga Fondi Europian për Ballkanin, tregon se shumë njerëz veçanërisht serbët e shikojnë ish federatën socialiste me një ndjenjë të veçantë nostalgjie, theksohet në një sondazh të BIRN-it.

Pyetësori përfshiu dy gjenerata, njëri grup i lindur më 1971, dhe tjetri i lindur më 1991, në kohën kur Jugosllavia u nda.

Përveç grupit të të rinjve në Kroaci dhe Kosovë, shumica e të rinjve të tjerë besojnë se jeta e prindërve të tyre ishte më e mirë se sa jeta e tyre sot.

Ata besojnë gjithashtu se mundësitë për punësim ishin më të mira për prindërit e tyre, sesa janë sot. Pavarësisht nostalgjisë për ish Jugosllavinë, të dyja gjeneratat e shohin shpërbërjen e Jugosllavisë si të paevitueshme, me përjashtim të gjeneratës me të vjetër të serbëve dhe boshnjakëve.

Të pyetur nëse do të ktheheshin në sistemin politik të ish Jugosllavisë, apo do të bashkoheshin me Bashkimin Europian, shumica e serbëve preferon opsionin e ish Jugosllavisë.

Boshnjakët dhe malazezët i shohin të dyja komunitetet njësoj, ndërsa qytetarët e Kosovës thanë se do të preferonin jetën në Bashkimin Evropian.

Sidoqoftë grupi i të rinjve, në të gjitha shtetet, besojnë se do të kenë edukim më të mirë në BE sesa patën prindërit e tyre nën komunizëm.

Shumica e anëtarëve e të dyja gjeneratave thonë se anëtarësimi në BE nuk do të ndikojë identitetin e tyre kombëtar, ndërsa kosovarët, shqiptarët dhe maqedonasit besojnë se identiteti i tyre do të forcohet në BE.

Shumica e njerëzve nga të dyja gjeneratat thanë se kontaktet dhe marrëdhëniet e mira me shtetet e ish Jugosllavisë janë të rëndësishme.

Por niveli i mirëbesimit midis kombeve, veçanërisht midis atyre që ishin pjesë e luftërave të viteve 1990, mbetet i ulët.

Ata nga Kosova, Bosnja dhe Kroacia kanë pak besim tek serbët, ndërsa serbët dhe malazezët kanë më pak besim te shqiptarët.

Sondazhi u zhvillua në shtator dhe tetor të 2011 dhe morën pjesë më shumë se 4,000 persona nga Serbia, Kroacia, Bosnja, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. /KD

1 komente në “Kroatët e shqiptarët pa nostalgji për ish-Jugosllavinë”

  1. Taku says:

    O pike e zeze. edhe keta si ky dallkauku yne.duan ish jugosllavine. Jane nga fshati i gruas (Sllobodankes ?
    http://imageshack.us/photo/my-images/580/duartepergjakuratefamil.jpg/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje