1 milion - 1 njohje

10 Mars 2012, 11:14Rajoni TEMA

Për secilën njohje që ka marrë Kosova gjatë vitit të kaluar, buxhetit të Kosovës i ka kushtuar rreth 1 milion euro. Kjo shumë është nxjerrë nga shpenzimet jashtë shtetit të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, mëditjet e tyre, dhe shpenzimet tjera të udhëtimit. Në këto shpenzime nuk llogaritet kontrata e veçantë e nënshkruar muaj më parë me kompaninë amerikanë “Patton Boggs LLP”, e cila udhëhiqet nga Frank Wisner.

Zyrtarisht nuk raportohen shuma të shpenzuara në këtë drejtim as nga Ministria e Financave, por as nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ndërkohë që burime të gazetës brenda qeverisë kanë bërë me dije se 5 për qind e shumës totale prej 386 milionë sa janë të ndara në linjën buxhetore për paga dhe mëditje për zyrtarët e qeverisë, shkojnë për udhëtim jashtë vendit që del të jetë për vitin e kaluar 19.3 milionë euro të shpenzuar, nga kjo shumë pjesa më e madhe është harxhuar për vizitat që kanë pasur të bëjnë vetëm me njohjet e shtetësisë së Kosovës.

Kur llogaritet numri i njohjeve dhe paratë e shpenzuara del se mbi 1 milion euro ka kushtuar një njohje e fituar.

Ministri për Financa, Bedri Hamza, tha se nuk ka linjë të veçantë për lobim, por që për këtë punë më saktë mund të sqarojnë ministritë adekuate që merren me lobim, siç është ajo e Punëve të Jashtme. As nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk është dhënë ndonjë shifër sesa ata shpenzojnë për udhëtime jashtë vendit…/ZERI

9 komente në “1 milion – 1 njohje”

  1. Aqifi says:

    Edhe 100 milion per njohje jane hallall…

  2. Andon Ashiku says:

    Mund te ma thote ndonjeri cfare jane ministrite adekuate??????

  3. Zigur Qarri says:

    Mjeti justifikon qellimin,perpara.

  4. daku says:

    Ketyre komunisteve te gazetes tema i vjen keq pse njihet Kosova mbase dhe me lek rendesi ka te njihet,komunistet kurre se kane deshur dhe e duan Kosoven shihni komentat dhe vlersoni…

    1. V.O. Se pari te me Falin lexuesit e tjere per perdorimin e fjales teveqel, por dhe anglo-saksonet perdorin shpesh fjale te nivelit teveqel per ata/ato teveqel qe flasin e shkruajne si anonimi DAKU.
      O teveqel DAKU qe rri gjithe diten e naten ne Blog duke komentuar injorance, se vertete vetem injorant je; po si keshtu i quan ata/ato qe hedhin mendimin se blerja e njohjes me para eshte dobesi e klases politike Kosovare (kryesisht Pushtetit qe eshte 100% MAFIA). Si ti o teveqel DAKU dhe kushdo si ty qe e mban veten per Patriot ne lidhje me Kosoven, harrojeni se njohjen e Kosoves e beri paria e Botes Perendimore me ne krye Amerikanet e Britaniket, dhe nuk ka pse keta Mafiozet ne Pushtetin aktual ne Kosove te paguajne miljona Dollare qe ne me te shumten i vjedhin per vete, kur varferia ne Kosove eshte ne tehun e thikes ne rrang Ballkani. Sa per komunistat as me rruhet fare nese ka ngelur ndonje akoma gjalle me ne krye Berishen e Nanon, sepse ata tashme jane kthyer ne Mafia, qe nga percaktimet e studimeve me prestigjoze te Universiteteve me te njohura Amerikane dhe Europiano-Perendimore thuhete e shkruhet qartazi:
      “”Sot Bota eshte perballe nje semundje qe per nga egersia nuk dallon shume nga Bolshevizmi, e kjo eshte Mafia. Dhe ne shumicen e vendeve te Europes Lindore qe genjejne veten dhe te tjeret (fatkeqsisht Perendimoret duken te pajtuar me keto rregjime) se jane sot Demokratike, duket qarte se pas ndryshimeve te pas 1990 ka ne krye te Partive dhe Pushtetit ish-komunista e ish-007 (oficere sherbimesh sekrete), qe nuk ndryshojne asgje nga ate qe ishin para tyre, por jane edhe me te pangopur e kriminale. E kjo eshte Mafia e Re ne ish-vendet e Europes Lindore, qe vertete jane shume larg Demokracise..,””. Kosoven e duam te gjithe shqipetaret kudo ku jemi ne Ballkan-Europe-Amerike e neper Bote, por jo me qeveri xhambazesh dhe Mafiozesh…
      Ne nje studim te fundvitit te kaluar (2011) te Institutit te Strategjise dhe Politikes ne GB., nder 10-shtetet e ish-Europes Lindore me Demokraci teresisht fallso dhe tashme nen rregjime totalitare te tipit Mafia jane dhe Shqiperia dhe Kosova. Ku pozicioni ne kete liste eshte ne vendet 1-Albania dhe 2-Kosovo. OK all Albanian in the World.

      1. sorge says:

        Nuk do ta quaja “TEVEQEL”,kete ushtarin nazist “daku”,por nje pinjoll i atyre kosovareve,qe krijuan DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG”,gjate pushtimit hitlerian!!!Mund te jete pinjoll edhe i KRIMINELEVE ANTI SHQIPTARE,qe solli pushtuesi nazist ne Shqiperi,si kryeminister Rexhep Mitrovica dhe minister i brendeshem KATILI Xhaferr Deva,qe te vinin nen TERROR SHQIPERINE!!!Ky ka qene i gjithe “KONTRIBUTI”KRIMINAL I KOSOVAREVE PER SHQIPERINE!!!Ndersa ne jemi krenare se 4 DIVIZIONE TE USHTRISE NACIONAL;CLIRIMTARE,ME UDHER TE ENVER HOXHES,LUFTUAN 12 MUAJ RRESHT,per CLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI,duke dhene jeten 650 BIJ E BIJA TE KETIJ VENDI!!!ME PAS NE 1999-ten ishte qeveria SOCIALISTE ME KRYEMINISTER P.MAJKON,qe STREHUAN DHE U KUJDESEN PER QINDRA MIJRA KOSOVARE,nderkohe qe Berisha FURNIZONTE TANKET SERBE ME NAFTE!!!KOSOVARET JANE TREGUAR GJITHMONE MOSMIRENJOHES PER NDIHMAT VELLAZERORE TE DHENA,ndersa MBAJNE BERISHEN,VRASESIN E TYRE SI HERO!!!!HARRAM E PACI!!!MALLKUAR QOFSHI!!!

  5. IH1992 says:

    Titulli shumë bombastik, por në thleb është një fllusk sapuni. Para pak kohësh ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiç deklaronte se Kosova i blen njohjet e saja të fundit nga kontineti Afrikan.
    Asgjë nuk ka ndodhur është normale që buxheti i Kosovës ashtu siç bëjn të gjithë vendet e tjera të ndajnë një pjesë për Ministrin e Punëve të Jashtme dhe angazhimet që ka kjo ministri. Ky kinse lajm është thjesht i kotë ashtu si përrallat që thotë Jeremiçi në Beograd.

  6. Luani says:

    Kosova nuk ka sot më shumë se një milionë e gjysmë banorë. Më shumë se 400.000 shqiptarë e kanë braktisur atë pas çlirimit nga Serbia, shkaku i kushteve të vështira ekonomike, kryesisht të shkaktuara nga korrupsioni i qeverisë së saj. Kosovës i duhet njohja, por ajo që i duhet Kosovës së pari është investimi i gjithë buxhetit të saj në ekonominë e vendit dhe në zhvillim intelektual. Shtetet e huaja pastaj e njohin atë si të tillë patjetër, se nuk kanë arsye që mos ta njohin. Duke parë parasysh shumat e paguara vetëm për njohjen e emrit (sipas rezolutës 1244), mjaftojnë ato për ta bërë Kosovën më të zhvilluar se Zvicrën.

  7. ryan says:

    Une mendoj se kosoves ne radhe te pare i duhet qe te ngrej flamurin ne [OKB] dhe per kete i duhen 120 shtete qe ta njofin,e jo me kot Bechet Pacolli po lobon gjithandej .. Por kosova shume shpejt do ja arrij qellimit .serbis qe te hyj ne evrope eshte e detyruar qe ta njofi pavarsine e kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje