Gratë në Kosovë protestojnë në mbështetje të Ramush Haradinajt

8 Mars 2012, 18:54Rajoni TEMA

Me rastin e 8 Marsit, gra nga mbarë vendi protestuan në mbështetje të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në manifestimin e organizuar në Prishtinë, organizuar nga rrjeti i OJQ-ve dhe Aleanca e Gruas e Kosovës u kërkua liri dhe drejtësi për ish kryeministrin, Ramush Haradinaj.

“… Sot, shumë të vetëdijshme, jemi këtu për të shprehur shqetësimin tonë ndaj një procesi të padrejtë e të stërzgjatur, i cili po ndodhë në gjykatën ndërkombëtare, jemi këtu për prijësin tonë të kohës së luftës, kur bëhej padrejtësi ndaj njerëzimit dhe kërkohej liri, për frymëzuesin dhe krijuesin e shtetësisë, në kohën kur bëhej barazi demokratike me popujt tjerë, për udhëheqësin e vazhdueshëm të proceseve, me të cilat dëshmoi se është strateg dhe i drejtë”, tha Donika Kadaj Bujupi nga AAK.

Gratë ftuan drejtësinë ndërkombëtare që të veprojë, duke e përfunduar këtë proces sa më shpejtë dhe duke e konfirmuar edhe herën e dytë pafajësinë e tij”. /Telegrafi/

5 komente në “Gratë në Kosovë protestojnë në mbështetje të Ramush Haradinajt”

  1. Uroje te lirohet Ramboooo sa me shpejt nga haga, ai eshte lideri i vetem qe mund te nxjerre Kosoven nga kthetrat e Thaqovicit

    1. vlora says:

      po pse s’po protestojn qe kan humb Kosoven se???

  2. Luani says:

    Nëse janë të barabartë gratë dhe burrat, pse ka arsye të angazhohet dhe të merr rrogë nga buxheti i Kosovës kjo nënparti e AAK-së? A nuk nënkupton ekzistenca e kësaj partie (e vetme si parti e gruas në Evropë) faktin se gratë shqiptare kanë nevojë për mbrojtje nga burrat? A nuk duhet të turpërohet qeveria nga Prishtina se kërkohet mbrojtja e grave nga vëllezërit e tyre nga e njëjta qeveri?

  3. mister x says:

    ku do futet hashimi po u lirua ramushi?

  4. Frank says:

    Sa e mire qenka Donika, e kendshme !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje