Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se shteti i tij ka qenë i vetëm kundër përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale me fusnotë, e cila do t’i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai thotë se në diskutimet e mëhershme që janë bërë në BE, Britania e Madhe ka qenë për heqjen e referencës së Kosovës nën Rezolutën 1244 nga dokumentet e BE-së.
“Ne gjithmonë i kemi parë këto referenca në dokumentet e BE-së, si heqje e statusit dhe sovranitetit të Kosovës, pasi kjo nënkupton që statusi i Kosovës është një çështje e hapur ende”, thotë ai.
Mirëpo, sipas ambasadorit Cliff, marrëveshja e arritur për fusnotën “nuk thotë më se Kosova është nën rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244, por në përputhje me 1244 që është pra një formulë shumë e rëndë dhe ajo që është shumë e rëndësishme, formula është e balancuar nga referenca në mendimin këshillëdhënës të GJND-ë rreth deklaratës së pavarësisë së Kosovës”.
Në një intervistë të dhënë për “Zëri ”, ambasadori Cliff mendon se Kosova me këtë marrëveshje ka bërë një veprim strategjik…
Dmth Kosova nuk eshte me shtet, se ne keto gjera, ne fushen e diplomacise vec keta marrin vesh, te tjeret jane tutkuna. Amerika vepron me idene se ka ne dore ta kthej situaten ne cdo moment, pjesa tjeter me skuthlliqet e zakonshme tjeter gje thote tjeter gje ka ndermend. Anglia qe kunder EURO-s, dhe u vertetua qe kishte te drejte. Jane mjeshtrat e diplomacise dhe po te lexohen dhe leterkembimet me Zogun per ceshtjen dhe presionet Italiane e Jugosllave do merrej vesh me mire rroli i tyre dhe vizioni i tyre.
Kosova paska bere vetvrasje. Ju lumte, vemje.
Kosova s’ka per te qene asnjehere shtet me vete i pavarur nga te tjeret.Kosova u krijua thjesht per tu perdorur si mjet presioni ne rajonin e ballkanit.Kosova po nuk u bashkua me Shqiperine do te perdoret si parcele eksperimenti si u perdor Shqiperia ne fillim te 1900.Kosovaret fituan luften me serbin por duhet te luftojne per te fituar ndaj vetes se tyre.Eshte per te ardhur keq (mua si shqiptare me vjen turp) kur shohim kosovaret te bllokojne rruget e Prishtines vetem per tu falur dhe per te kerkuar nje xhami me te madhe.Serbet jane shume me agresive nga ne shqiptaret ne politiken e jashtme dhe faktin e besimit ne fene islame kane per ta perdorur gjithmone ne favor te tyre.Per SHBA-ne eshte me e besueshme nje Kosove islame ekstremiste e kontrolluar nga serbi dhe jo nga qeveria aktuale shqiptare.
Po tani qe iu hoqen petet lakrorit, si do te justifikohen Thaci me company. A ishte nje hap prapa apo perpara? Sigurisht nje ishte nje hap shume i madh prapa, por do duhet qe te verteten lakuriqe ta thote nje shtet mik nga ata qe i kane aktet juridike te shenjta qe tu hapen syte shqiptareve. Ja pse e verteta e Kurtit eshte e verteta e vetme ne kete proces. Ka vetem nje fitues ne kete mes, Serbia, edhe Europen edhe Kosoven, jo pernjehere por dite per dite dhe pak nga pak e ndihmuar edhe nga paftesia dhe verberia diplomatike e grupit te Thacit.