Republika e Kosovës është bërë një “poligon” për hajnat e veturave, të cilët brenda një viti arrijnë t’i “konfiskojnë” rreth 500 vetura, kryesisht të reja. Nga të gjitha qytetet e Kosovës, hajnat të cilët i kontribuojnë më së shumti duket se e kanë një destinacion, veriun e rebeluar dhe të pakontrolluar nga institucionet e vendit.
Një qytetar i Prishtinës tregon për gazetën “Zëri” se si iu kishte vjedhur dhe më pas shitur vetura e tij.
“Disa ditë nuk e njoftova policinë, sepse pritsha mos po paraqitet dikush për të më njoftuar për veturën. E kur u binda se askush nuk do të më kontaktojë e paraqita rastin në polici. Por, interesant është se sapo e kam bërë këtë, më ka kontaktuar një person i pazakontë, duke ma ndryshuar bindjen”, fillon rrëfimin ky qytetar, të cilit në mes të Prishtinës i është vjedhur vetura “Golf 5”.
Ky dyzetvjeçar tregon se personi që i kishte telefonuar i kishte ofruar atij që ta riblejë veturën e tij, në të kundërtën, ajo do të çmontohet dhe do të shitet për pjesë.
“Ai ishte shqiptar, por nuk ma tregoi emrin. Më tha merri dy mijë euro edhe eja në Mitrovicën e veriut, por mos i trego askujt për këtë, se nëse i tregon e dëmton veten shumë. I mora paratë dhe u nisa për në kafenenë, ku më priste një person tjetër, i cili sapo kam hyrë në kafene më ka ftuar për kafe. Më tha a është ajo atje vetura jote, i thash po, tha m’i jep paratë, merri çelësat, targat i ke në bagazh por mos ia ngjit se unë nuk garantoj që me targa të Kosovës mund të dalësh i gjallë nga këtu”, thotë ai.
Personi, që thotë se ka mësuar shumë nga kjo “aventurë” thotë se çudia më e madhe ka qenë se pak metra nga kafeneja ku është takuar me personin, nga i cili e ka riblerë veturën e tij, ka qenë e ndalur një veturë me policë të Kosovës… /Zeri
Kulture dhe biznes Islamik. Ja pra, keta jane rraca Ariane e Turkoshakeve Shqipfoles, te cilet kane pushtuar Albanine dhe Kosoven!
Po pse o njeri i mirë shkruan vetëm keq?!
Mos vallë ata njerëzit e tjerë “jo islamik” që vjedhin kudo nëpër europë janë më të mirë se këta hajdutët “islamikë” që vjedhin këtej nga ne? Pse o njeri kërkon medoemos një të keqe,që kurrë nuk vjen nga feja.Apo mendon se kështu,ideja jote do të jetë më interesante.
Sepse, e verteta eshte e hidhur, sido qe ta kthejme ate.
këto vetura i vjedhin serbët, të cilat i dergojnë në veri, pastaj kontaktojn me pronarët e tyre, të cilëve ua shesin me rreth 30perqind të vlerës se veturës