Liderët e partive shqiptare të Maqedonisë morën pjesë dje në shënimi i 568 vjetorit të Kuvendit të Lezhës në qytetin e Lezhës, informon agjencia e lajmeve INA.
BDI u përfaqësua nga zëvendëskryeministri dhe anëtari i lartë partiak Musa Xhaferi, ndërsa PDSH nga vetë lideri Menduh Thaçi.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dy ditë para shënimit të këtij përvjetori njoftoi për ftesën dhe pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje që shënohet në kuadër të manifestimeve për 100 vjetorin e Ditës së Flamurit, mirëpo ai dje nuk është parë pranë liderëve politik dhe shtetëror të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe trevave tjera.
Përfaqësuesit politik shqiptar nga Maqedonia siç mësohet kanë qenë të ndarë gjatë gjithë ceremonisë dhe aktiviteteve tjera, duke mos shkëmbyer mesazhe urimi me rastin e këtij përvjetori festiv.
Kryeministri Sali Berisha në mesazhet e tij ka shprehur nevojën e unifikimit dhe bashkimit të shqiptarëve, duke u bazuar në misionin historik dhe frymëzimin që kishte Kuvendi i Lezhës, që më pas u njoh si “Besëlidhja e Lezhës”. Në këtë ceremoni nuk kanë marrë pjesë as përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe lideri i saj, Edi Rama, mungesa e kreut të lartë të LDK-së opozitare dhe partive tjera nga Kosova, si dhe mosprania e presidentit shqiptar Bamir Topi.
Besëlidhja e Lezhës u krijua si një aleancë politike dhe ushtarake e luftës së përbashkët të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. Në krye të Besëlidhjes dhe të organeve ushtarake e financiare të saj u caktua një udhëheqje e vetme, e kryesuar nga Skënderbeu. Prandaj, edhe pse Besëlidhja kishte karakterin e një aleance politike e ushtarake, me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar përpara drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror për të gjitha viset e lira shqiptare, pushtet që u përfaqësua nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Kryengritja fitimtare e vitit 1443 dhe Kuvendi i Përgjithshëm Shqiptar i 2 marsit 1444 shënuan një kthesë vendimtare në luftën kundër pushtimit të huaj osman dhe hapën rrugën e zhvilimit të vrullshëm të procesit të bashkimit politik dhe shpirtëror të banorëve të krahinave të ndryshme shqiptare. (INA)
Po c’lidhje kane keto legenat e Maqedonise me Beselidhjen e Lezhes (ne fakt eshte zhvilluar ne Katedralen e Shenkollit) keta me pine çaj me Erdoganin dhe i thone vella, Gjergj Kastrioti do jete duke u permbysyr ne varr.
more Andon Ashiku ,more injorant je i vetedijshem se c”flet ? po ti cenke krejt i fshire more Andon .
Ali Ahmeti, Thaci & company i thone Erdoganit vella apo jo???
per keta e kisha fjalen ju referova artikullit, prandaj ule zerin mos bj gam gam kot pas pc-se.
Vetem parja i bashkon shqiptaret, kush te japi me shume, jep serbi me shume me serbin bohen, jep greku po me grekun bohen, prandaj mos shifni te ardhme.
….dhe mos shikoni kisha e xhamia ,-feja e shqiptarit eshte llogaria(bankare)
mire thua andon,shqiptaret e maqedonis duihet te lidhen me serbin dhe grekun se ne fakte ata na duan,ik mor pirdhu,shko ne greqi ku te trajtojne si kafshe,edhe akoma nuk te mbushet mendja,derisa sa ka shqiptare bithshites si ju nuk do te kete shqipri etnike,ik ne greqi dhe serbi ku te duan,te vellezerit tuaj.
NE QOFTESE NE SHQIPTAREVE NUKE NA BASHKOJNE FESTAT E MEDHA ,SI
a KUVENDI I LEZHES
b HAPJA E SHKOLLES SE PARE SHQIPE
c SHPALLJA E PAVARSISE SE VENDIT
d DITA E CLIRIMIT TE VENDIT
e SHPALLJEN E REPUPLIKES …….etje.athere le te festojme festat e ,SHPETIMIT TE SHTETIT NGA PUCI
HYRJEN E SERBISE NE EUROPE
DITEN QE SHQIPRIJA U PUSHTUA NGA OKUPATORET
NGJARJET KORRUPTIVE NE SHQIPRI,GERDECI DHE VIDIO E ILIR METES .KJO NUKE TREGON GJE TJETER ,VECSE GRUPIMET E CAKTUAE NJERZISH PER TA COPTUAR SHQIPRIN.
MJERE SHQIPRIA SE NE DUARTE E KUJTE KA RENE?