Kundër fusnotës, kundër Evropës

1 Mars 2012, 12:46Rajoni TEMA

Të gjithë ata qytetarë kosovarë që e kundërshtojnë marrëveshjen e Brukselit, që Kosova të përfaqësohet me anë të një fusnote, janë kundër Evropës dhe kundër shtetit të tyre. Kështu deklaroi të mërkurën ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel.

“Teoria ime është se ata që nuk duan kompromis nuk e kanë kuptuar Bashkimin Evropian dhe se si shkohet atje. Pa kompromise serioze në politikë multilaterale atëherë nuk do të arrini atje ku doni. Gjithçka tjetër është sikur të jetosh në një botë të fantazisë”, tha ambasadori Reichel, gjatë një debati me temë “Sfidat e Bashkimit Evropian”, që zhvilloi me studentët e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).

“Deri më tash Kosova është përfaqësuar me UNMIK, emri në tabelën para delegacionit kosovar nëpër takime ka qenë UNMIK. Ose Kosova, sipas Rezolutës 1244. Tash e kemi Kosovë pa UNMIK. Siç e keni kuptuar tashmë edhe fusnota e përmend opinionin e GJND-së dhe Deklaratën e Pavarësisë. A është kjo më mirë apo më keq. Natyrisht që është më e mirë. Ata që nuk e duan këtë nuk po i shërbejnë vendit, për këtë jam i bindur”, u shpreh ai.

Ai bëri edhe një krahasim duke iu referuar “Vetëvendosjes” si organizatore e protestave kundër marrëveshjeve me Serbinë. “Para se Polonia t’i bashkohej BE-së dhe një kohë të shkurtër pas bashkimit, ka pasur shumë skepticizëm për BE-në. Ka qenë një parti protestuese dhe krahasojeni me të tuajën këtu, ajo është quajtur “Vetëmbrojtje” dhe ka pasur nën 20 përqind të votave dhe kanë qenë antievropianë. Ata kanë qenë kundër asaj që e kanë quajtur dorëheqje nga identiteti. Ajo ka qenë parti shumë e popullarizuar tek fermerët. Tash fermerët janë mbështetësit më të mëdhenj të BE-së”, është shprehur ai.

Kur u pyet për heqjen e strukturave paralele serbe nga Kosova, si kusht që kancelarja Merkel i pati dhënë Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit, ambasadori gjerman tha se derisa Këshilli i Evropës të enjten do të vendosë për statusin e kandidatit për Serbinë, çështja e strukturale paralele nuk do të jenë në fokus të debatit, por kjo nuk do të thotë që çështja nuk do të kthehet në diskutimin e radhës mes BE-së dhe Serbisë.

Ndërsa, lidhur me atë se kur Kosova do të hyjë në BE, ai u shpreh: “Kësaj pyetjeje është e pamundur t’i përgjigjesh, sepse ecja për në BE varet nga performanca e vetë shtetit”. /zeri

4 komente në “Kundër fusnotës, kundër Evropës”

  1. Asgaard says:

    Genjeshtar, fermeret polak qenkan mbeshtetesit me te medhenj ? Prej kur ore humbameno, ju i keni vendosur kuota te gjitheve, tash na doli fermeri polak me i lumturi. E vetmja gje qe do Gjermania eshte rob/konsumator ku te eksportoj e ti falimentoj shtetet, sic beri dhe me Greqine(sado faje plot te kene dhe keta, prapseprape ju jeni bashkefajtor ne mos fajtoret kryesore).

  2. BERISHA LARGOHU. says:

    Kosovaret te degjojne nderkombetaret.

  3. anticensurë says:

    ka të drejtë gjermani!
    njeri i zgjuar që flet me “budallenjt”!po të bëjmë një paralelizëm të thjeshtë aspak të vështirë për gjermanin e zgjuar!
    a do të ishin sërbët kundër sërbisë sikur të mos pranonin që politikanët e tyre të shkruanin ta “fus notën”?
    kurse shqipot e kosovës qënkan anti kosovarë nqs nuk pranojnë atë ta “fus notën”?
    përse o mënçuria e gjermanisë nuk u thua sëbëve se po nuk hoqët dorë nga e futmja notën jeni kundër sërbisë?
    ska faj gjermoni i shkret!s’është duke na i fut as sërbi as gjermani!
    osht tuj naj fut arshimi vetë!bile jo krahun por brrylin!
    njëherë e një kohë ka qënë një proverb:
    “kush ta nxorri syrin?
    kush tjetër përveç vëllait”
    sot është këthyer në:
    “kush po ta rras sa krahu?
    kush tjetër përveçse politikanëve tanë?”

  4. muhoci says:

    Mose jeni ju z.Ambasadore,fare lopari Hashimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje