Gana mbyll ambasadën në Beograd për shkak të Kosovës

1 Mars 2012, 11:47Rajoni TEMA

Mediat në Gana thonë se ky vend së shpejti do të mbyllë ambasadën në Beograd, pasi Serbia ka dëbuar ambasadorin e Ganës për shkak të njohjes së Kosovës.

Shefi i diplomacisë së Ganës, Alhaji Mohamed Mumuni, i ka thënë parlamentit se “marrëdhëniet e përzemërta” deri më tani ndërmjet dy vendeve, kanë pësuar dëme serioze pas njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Portali “GanaWeb” shkruan se “autoritetet e zemëruara serbe” kanë bërë përpjekje që përmes ambasadorit në Beograd, Samuel Valis-Akjan, të bëjnë presion tek zyrtarët për të tërhequr njohjen.

Ministri Mumuni ka thënë se Ganës “nuk i ka mbetur gjë tjetër përveç të urdhërojë mbylljen e misionit të saj diplomatik në Beograd”.

Ambasada e Ganës në Beograd ka konfirmuar për mediat serbe se ambasadori i saj ka udhëtuar drejt Ganës, por jo edhe informacionet për mbylljen e përfaqësisë diplomatike.

Gana ka njohur pavarësinë e Kosovës në janar të këtij viti.

3 komente në “Gana mbyll ambasadën në Beograd për shkak të Kosovës”

  1. Faik-Konica says:

    Bravo Gana, keta barbaret siberiane nuk e meritojne te jene pjese e EU as gjeografikisht, duhen derguar andej nga stepat e Kaukazit bashke me ca pseudo- burazere tonet vehabiste

    1. anticensurë says:

      faiko
      më parë nis thaçin për eksplorim në kaukaz pastaj medo për sërbët!
      çrëndësi ka se të njeh bota si shtet,kur kryeministri tënd i heq emrin republikë!e këthen thjeshtë në një krahinë të sërbisë!

  2. Asgaard says:

    KENI SHPETUAR! Ju lumte. Qe prej ketij momenti, Ganeze te dashur bie fuqishem probabiliteti qe ne te ardhmen do keni lufte civile ne vendin tuaj me arme sllave, apo ndonje Gadaf, Amin,Sali,Asad, Enver apo Sadam te shkolluar nga akademia totalitariane sllave. Ne fakt, ky duhet te jete kusht emancipimi per cdo shtet, nderprerja e marredhenieve me keta cetnike. Vetem EU po e tregon veten qe po kthehet mbrapa ne kohe, tek doktrinat e urrejtjes dhe antishqiptarizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje