Pavarësisht kamatave të larta, të gjitha familjet kosovare janë të zhytura në kredi bankare. Bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare i kanë të aprovuara rreth 460 mijë kredi, përderisa numri i përgjithshëm i ekonomive familjare, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 295 mijë, krahas rreth 1.8 milionë banorëve që ka Kosova.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Besnik Kada, thekson për “Zërin” se numri i kredive të lëshuara nga bankat komerciale deri në janar 2012 është 392 mijë e 652. Ndërsa institucionet mikrofinanciare që veprojnë në vend i kanë të lejuara rreth 64 mijë kredi.
Sipas statistikave të Bankës Qendrore, shuma e përgjithshme e kredive të lejuara nga bankat arrin në rreth 1.7 miliardë euro, ndërsa institucionet mikrofinanciare i kanë lejuar mbi 115 milionë euro kredi. Vlera mesatare e një kredie të lejuar nga këto të fundit është më pak se 1900 euro.
Sipas raportit të stabilitetit financiar të Kosovës, të përgatitur nga Banka Qendrore, mikrofinanciarët kanë një pjesëmarrje prej 4.1 për qind në asetet e përgjithshme të sektorit financiar.
Kreditë e lëshuara nga sistemi bankar, sipas BQK-së, shënuan një ritëm më të shpejtë të rritjes gjatë vitit 2011, duke regjistruar një rritje vjetore prej 16,4 për qind, krahasuar me rritjen prej 13.2 për qind që ishte shënuar në vitin 2010.
Kreditë për ndërmarrjet vazhdojnë të përfaqësojnë pjesën më të madhe të kredive, me pjesëmarrje prej 69.5 për qind.
Në anën tjetër, kreditë e lëshuara për ekonomitë familjare përbëjnë 30,5 për qind të kredive të përgjithshme. Struktura e kredive sipas afatit të maturimit vazhdoi të dominohet nga kreditë me afat mbi 2 vjet, të cilat përfaqësuan 71,3 për qind të gjithsej kredive.
Kreditë me afat maturimi më të ulët se 1 vit, në vitin 2011 kishin pjesëmarrje prej 21,1 për qind. Ndërsa, pjesëmarrja e kredive me maturitet mes 1 dhe 2 vite ishte 7,3 për qind.
Dallimi ndërmjet normave të interesit në kredi dhe depozita në vitin 2011 ka qenë 10,6 për qind, krahas 10,9 % sa ka qenë në vitin 2010.
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2011, norma mesatare e interesit në kreditë e ndërmarrjeve ishte 12,9 për qind, ndërsa norma mesatare e interesit në kreditë për ekonomitë familjare ishte 11,9 për qind.
Vlera e përgjithshme e profitit neto të realizuar nga bankat komerciale që operojnë në
Kosovë, në vitin 2011, ishte 37 milionë euro, që paraqet një normë vjetore të rritjes prej 12,8 për qind.
Derisa normat e interesit mbesin të larta, përqindja e kredive joperformuese (kredive të këqija) vazhdon të mbetet e ulët.
Sipas BQK-së, kreditë joperformuese vazhdojnë të jenë të mbuluara në nivel të kënaqshëm me provizione për humbje nga kreditë.
Raporti i kredive joperformuese ndaj gjithsej kredive, në vitin 2011, u zvogëlua në 5,7 për qind, krahasuar me 5,9 për qind sa ishte në dhjetor të vitit 2010./zeri
Keta kujtojne se jane akoma ne kohen e TITOS (JUGOSSLAVIA),ku merrnin kredi dhe si paguanin e bene te tere “villa” (ç’vleresimi i dinarit galopant sillte dhe ç’velerimin e kredise) por harrojne se keta “‘ustallaret” europiane te rrjepin lekuren per te te marre deri ne cantimin e fundit parat e dhena me kredi.Vazhdoni keshtu me kredi se si skllever do te perfundoni te gjithe are tuafer.!!!!!!
mos ke merak ti, se ata i paguajne te gjitha, nga e din ti se nuk paguajn? edhe familjaret e mi marrin kredi dhe i paguajn rregullisht, perse keni aq shume deshire te nenqmoni e fyeni te tjeret aq shume???
Ne kohen e Jugosllavise, me se shumti para humben kosovaret, nje mik yni kishte 100.000 DM ne banke, i “perbiu” banka-shteti, pas shume e shume ankesave, mori nje te katerten e 100 mijeve, asgje me shume.
shiko punet tuaja me mire,
Nuk i paguajne kosovaret qe jetojne ne shtepite e tyre, por i paguajne “gomaret” qe jane emigrante, te cilet jetojne ne kushte te veshtira, por borxhet duhet ti paguajne me cdo cmim…
Fjala “gomar” ketu eshte krahasim, ndaj mos u kap me kete fjale te lutem.