Lëvizja Vetëvendosje ka hequr dorë nga deponimi i padisë ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, që ndryshe njihet si “Kamishi”, i cili pati akuzuar rëndë Albin Kurtin për lidhje me Serbinë. Ndonëse subjekti opozitar VV pati premtuar se po shikon mundësinë e inicimit të një padie për shpifje ndaj ish-agjentit të SHIK-ut, edhe pas gati një muaj, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe as që pritet të ndodhë.
Zyrtarë të Vetëvendosjes deklarojnë se nuk kanë kohë për të humbur lidhur me çështje të tilla, pasi që sipas tyre, të gjitha ato që janë thënë nga deputeti i PDK-së nuk janë gjë tjetër përveçse shpifje. Zyrtari për informim në Vetëvendosje, Adonis Tahiri, thotë se “s’kemi kohë për të humbur për çështje të tilla, sikurse ajo e Kamishit”.
Por, sekretari i lëvizjes Dardan Molliqaj pati thënë se “Bekim Haxhiu nuk ofroi asnjë fakt, edhe pse pati premtuar se do t’i qesë faktet, fotografitë e incizimet që i përmendte, mirëpo nuk solli asgjë. Shpifjet gojore i bëri me shkrim. Ne do të vazhdojmë me angazhimin tonë për një Komision Hetimor Parlamentar. Do të shikojmë edhe mundësitë për padi për shpifje”, ka thënë Mulliqaj.
E deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili për një kohë të gjatë ka qenë njeriu më i përfolur për shkak të akuzave që i kishte bërë në drejtim të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtin, pasi që akuzoi këtë të fundit lidhur me disa korrespodenca dhe takime të fshehta me serbët, duke thënë se të gjitha faktet që posedon është në gjendje që t’i dëshmojë para organeve të drejtësisë…/zeri
Ky,Kamishi,qe mbllacit brockulla ashtu sic mbllacit mut ose duhan,nuk eshte gje tjeter vecse nje vemje.Mjafton t’i shikosh surratin ; tipik fytyre spiuni me pagese!
E kaluara e Albinit nuk ka qene edhe aq roze. Dicka duhet te ket. Ku ka za seshte pa za ,thot populli. Ndersa sa i takon Kamishit gjyshi i tij ka qen bashkeluftetar i Shaban Polluzhes,nuk mund te dal nipi ndryshe.
Po sa per gjyshin e Kamishit edhe Azem Syla ka qene themelus i UCK-se dhe shef i shtabit por
del qe eshte edhe hajn dhe ivalid priqik 100%.
Fytyra e kamishit tregon intelektualitetin e tij, profesioni i me pareshem ishte xheparosh ,tani deputet