Lideri i Partisë Demokratike Serbe (DSS), Vojislav Koshtunica, tha se Serbia nuk ka asnjë arsye për të festuar statusin e kandidatit. Sipas tij interesi i qytetarëve serbë është të deklarojnë neutralitetin politik dhe t`i japin fund integrimit në BE.
“Kush feston në Serbi marrjen e kandidaturës?. A feston një komb që nuk ka punë, që është varfëruar. Kush përveç qeverisë mund të festojë marrjen e kandidaturës, kur të gjithë e dimë se me farë çmimi është paguar”, theksoi Koshtunica.
Ai i ka thënë Tanjugut se statusi është një fjalë boshe se qytetarët serbë nuk kanë përfitim duke shtuar se ekonomia po pëson dëme për shkak të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të nënshkruar me BE-në.
“Qytetarët në zgjedhje duhet të marrin vendim të rëndësishëm nga i cili varet fati i Serbisë, kurse ai vendim duhet të tregojë nëse vendi duhet të vazhdojë të ndjekë një politikë që BE nuk ka alternativë tjetër, dhe të shkojë në këtë rrugë të vetëshkatërrimit, apo ka ardhur koha për një politikë të re për shpalljene neutralitetit politik të Serbisë”, tha Koshtunica.
Edhe nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Dragan Todoroviç, konsideron se statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, për Serbinë dhe qytetarët e saj, jo vetëm nuk do të thotë asgjë, por do të përkeqësojë pozitën e Serbisë, pasi do të hapë rrugën për shantazh të ri.
Do festoni ju apo te festojme NE per ju, me 1 koncert festiv ke sheshi???
Hahahahahahaha sa kam qesh…
Mos e rruej trapin or lum miku se ka per te festue Baca Sali dhe per ju.
do tja u baj sala supriz po he….per ju se kurse paren ai,…ka pagu 10milion euro per nji kenge te Metalika-ve me cifteli..aaaaaaaaaa ndaj Atdheut ka detyrime
Ky qenka jasht realitetit,edhe duket i tille i pergjemuar….
Pa dyshim qe me dhenien e statusit anetar per Serbine, Koshtunices i eshte hequr nje nga argumentat e tij per betejen elektorale. Ky status do i rrise shancet koalicionit progresist te Tadic, qe te qendroje prape ne pushtet ( kjo eshte positive per te gjihte rajonit). Mos harroni sa me prane BE te jete Serbia, aq me mire do te shkojne gjerat ne ballkan, dhe sa me afer Rusise te shkoje ajo ( sic kerkon Koshtunica) aq me te medha jane shancet qe tensionet etnike te ringjallen. Me vjen mire kur shikoj qe ekstremiste si ky burri, kundershtojne dhenien e statusit. Kjo domenethene qe tipave si ky po u priten shpresat per te ardhur ne pushtet.
Jetojne krenare me te kaluaren e tyre,si “dhia e krimbur me bishtin perpjete”.
Aq bukur e ke analizuar ore toni saqe dhe ti po me dukesh si cuni i saliut, qe tha bravo i qofte serbise ,serbia e meritonte dhenien e statusit kantidat neve nuk e meritonim tha.