Autoritetet shtetërore në Maqedoni kanë nisur një fushatë diplomatike për të kërkuar zgjidhjen e kontestit të emrit dhe pranimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, e njëjtë si marrëveshja e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale.
Një propozim të tillë ka dhënë presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, i cili ka theksuar se marrëveshja Prishtinë – Beograd dhe ajo midis Sllovenisë dhe Kroacisë mund të jenë model i pranueshëm për të gjetur zgjidhje për kontestin e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.
“Ne nuk shohim se ka vullnet për dialog nga fqinji ynë jugor, që të bëjë atë që bën Sllovenia dhe Kroacia, që paralelisht të udhëheqin proceset dhe të arrijnë zgjidhje. Gjithashtu vullneti lindi edhe mes Serbisë dhe Kosovës dhe u gjet zgjidhje”, ka deklaruar Ivanov, i cili po qëndron për vizitë në Vjenë.
Ai ka përsëritur se çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë barrierë për procesin integrues të vendit dhe se vendimi i GJND në favor të Shkupit për emrin, duhet ti jap një trajtim më korrekt vendit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Kërkesa për të shfrytëzuar marrëveshjet midis vendeve të rajonit do të ndihmonin Maqedoninë që të marrë ftesën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe ftesën për në NATO.
Perderisa po e kerkokona dhe maqedonsit tani dmth se dhe aq e keqe spaska qene kjo kontrata sic na cane veshet neper medja.
jo se nuk eshte e njejta gje se ndaj kosoves,serbia ka pretendime teritorjale dhe si njesi ish jugosllave i eshte shkeputur sarbise, ndersa maqedonia ka vetem pun emri me greqine por ne kete rast jane greket qe kan frik nga pretendime teritorjale te mevonshme ne rast njohjeje.Une them qe Shqiptaret te mos bien dakort me asnje emer dhe per nja 15-20vjet sa te dalin ne mazhorance si popullsi,pastaj leta quajn dhe SHQIPERIA LINDORE a ILIRIADA.Si te duan ta quajne se ne sjemi si greket nuk na ngel”qejfi” vetem te fitoje “paqja dhe prosperiteti”….shshshshshshsh
Mqedonia duhet te jet;Federata e SHkupit.Kjo perbehet nga 2-njesi Federale-Republiken e Pellagonise dhe Republiken e Ilirides,i gjith rajoni eshte dakord..