Wikileaks: FMN ka faj për nisjen e luftërave në Ballkan

2 Mars 2012, 19:10Rajoni TEMA

Wikileaks ka publikuar një seri e-mailesh të kompanisë së inteligjencës globale Stratfor, e njohur ndryshe edhe si ‘CIA hije’.

Në njërin prej dokumenteve të vitit 2009 analistët e Stratfor ngrenë alarmin për situatën në Ballkan si pasojë e krizës ekonomike.

Sipas Balkan Insight, në dokument thuhet: “Dhe mos harroni se masat e shkurtimeve të imponuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për Jugosllavinë duhen fajësuar pjesërisht për nisjen e luftës aty. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për çdo pakënaqësi të motivuar ekonomikisht”.

Analistët duhet t’i kushtojnë vëmendje çdo proteste të mundshme nga sindikatat, pasi sipas Stratfor, protestat e sindikatave e ndezën më shumë konfliktin. “Kujtoni se ishin grevat e minatorëve shqiptarë në Kosovë në vitet ’80 që e drejtuan rajonin nga flakët,” thuhet në dokument.

4 komente në “Wikileaks: FMN ka faj për nisjen e luftërave në Ballkan”

  1. Zigur Qarri says:

    Pordh me gres,mut me thes.
    Konflikti kosovar ka pasur dhe ka motive etniko kulturore dhe jo ekonomike.
    Papunesia dhe situata ekonomike e Kosoves sot eshte katastrofale ne krahasim me ate koh.
    Atehere perse nuk ngrihen kosovaret sot ti vene flaken Kosoves dhe rajonit ashtu si bene ne vitet 80-te?

    1. net says:

      ke te drejte Zigur,

      kurse per mendimin tim,
      wikileaks eshte vetem se nje sherbim i cia qe ben loje te dyfishte.

      wikileaks nuk eshte sherbim i se VERTETES por loje per te futur ne kurth disa…

      1. shqipetari says:

        Bravo profet !!!Je i madh Net ! Je profet !

  2. Hija says:

    Kurse për mendimin tim ju jini të gjithë bosh duke filluar nga artikulli. Po unë akoma më shumë që ju lexoj e ju jap kredi dhe komente ! !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje