Gëzimi i kosovarëve në lidhje me BE-në duket se është i “dënuar” të mos zgjasë shumë, as pasi bashkimi i 27 shteteve evropiane publikoi hartën e Serbisë pa Kosovën, më saktë aty ku tregon të dhënat e një shteti që aspiron anëtarësimin në BE. Më 29 shkurt të këtij viti, BE ka bërë edhe një ndarje të Kosovës, saktësisht aty ku kosovarëve iu dhemb më së shumti, në veri.
Në një njoftim të botuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian është postuar edhe një “thirrje për propozime që do të kontribuonin në rritjen e kontributit në bujqësi dhe zhvillimin e sektorit rural”, e cila do të realizohej veçmas për veriun dhe veçmas për pjesën tjetër të Kosovës, edhe pse bëhet fjalë për të njëjtin projekt.
Kjo ftesë e KE-së ka për qëllim që të rrisë kualitetin e prodhimeve bujqësore dhe mbrojtjen e ambientit. Fjala është për njoftimin me referencë të publikimit “Europe Aid/132-547/L/ACT/XK”.
Më saktë, ky “tender” i Komisionit Evropian në vlerë 4.5 milionë euro, para këto nga fondi i “Instrumentit të Paraanëtarësimit” (IPA) është ndarë në pesë fusha, e para është nënsektori që për synim ka industrinë e mishit, i dyti atë të produkteve të qumështit, i treti atë të frutave dhe perimeve dhe i katërti atë të drithërave.
“Tenderi” evropian ka edhe fushën e pestë që përfshin të gjithë nënsektorët e mësipërm, por do të jetë veçantë për “Kosovën në pjesën veriore të lumit Ibër”…/zeri
BE ndan Kosovën… me pëlqimin e partive politike nga Prishtina: PDK, LDK, AAK dhe VV.
Historia do të tregoj se për kënd kanë punuar këto parti. Le të shpresojmë, ne shqiptarët e thjeshtë, se nuk jemi në gjendje ta kuptojmë taktikën e tyre profesionale politike.
Pse thoni :”gezimi i kosovareve” dhe jo i shqiptareve.Ne gezohemi dhe hidherohemi bashke si nje popull qe jemi.E ka shkruar gazetari kete artikull apo pastruesi i redaksise?