Shpërthen Ferronikeli në Kosovë, policia frenon me dhunë zemërimin e punëtorëve

5 Mars 2012, 23:37Rajoni TEMA

Nje shperthim ka ndodhur rreth orës 18:00 në fabrikën e Ferronikelit dhe sipas informacioneve ai është ndjerë edhe në qytetin e Drenasit. KTV-ja raporton se të paktën pesë punëtorë janë të ngujuar ndërsa zëdhënësi i Ferronikelit nuk ka dashur të komentoj me arsyetimin se e ka përfunduar orarin e punës. Nuk njoftohet për ndonjë të lënduar dhe shkallën e dëmeve.

Informacionet e fundit nga Drenasi flasin edhe për të lënduar pas shpërthimit në shkritoren e Ferronikelit. RTK-ja raporton se për shkak të shkatërrimit të furrës ka të lënduar dhe informacionet janë konfirmuar nga Ismail Dibrani, këshilltar komunal dhe banues në këtë lagje.

Ndërsa banorët kanë braktisuar shtëpitë e tyre për shkak të panikut dhe janë mbledhur para Fabrikës për tu infomuar më shumë.

Për shkak të tentimit për të hyrë me forcë në objektin e Ferronikelit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë për t’i larguar banorët nga zona. Sic raporton ARTA TV, Policia ka përdorur sprej piperi dhe si pasojë ka disa persona të lënduar lehtë. Gjithashtu një person është arrestuar me këtë rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje