Presidentja në Amerikë për mesha e restorante

7 Mars 2012, 11:44Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës ka lënë vendin në fillim të javës për të realizuar shumë aktivitete joformale përtej Atlantikut, përjashtuar pjesëmarrjen në samitin “Gratë në botë”. Midis vizitave të tjera është edhe një tjetër në restorantin “Alba”.

Një fotografi kurtuazie prezanton Stefan Kochin, konsull i nderit i Shqipërisë në Massachusetts, Atifete Jahjagën, presidente e Republikës së Kosovës, si dhe Leo Kekën, pronar i restorantit “Alba”.

Patriotledger.com raporton këtë vizitë. Citon Afrim Hoxhën, të cilin e prezanton si një prej zëdhënësve të presidentes, të ketë thënë se ky është një vend ku njerëzit ndihen sikur në shtëpinë e tyre. Po kështu edhe presidenten Jahjaga, që ka shprehur kënaqësinë dhe mirënjohjen që shqiptarët janë amerikanë të mirë. Ajo ka vizituar restorante e katedrale, si dhe ka vënë kurora lulesh te varri i Nolit dhe aty ku dikur prehej Konica.

Përpos rrugës dhe akomodimit që ngarkon buxhetin e shtetit për anëtarët e kabinetit të presidentes, nga kuleta e shtetit dalin edhe nga 275 euro si mëditje, për secilën ditë të qëndrimit.

Deri tash nuk është raportuar për ndonjë takim me ndonjë prej zyrtarëve të lartë shtetëror amerikanë, apo për planifikim të ndonjë takimi. /KD

6 komente në “Presidentja në Amerikë për mesha e restorante”

  1. Dean says:

    275 Euro ne dite jane hic asgje edhe per 1 person te thjesht dhe 1 kosto teper normale,lene mo per 1 Presidente.
    Boll kundershtuat per budallalleqe dhe kapuni me problemet Thelbesore.
    Nuk ka bere as1 ‘Krim” Presidentja me viziten e saj ke varri i te madhit Fan Noli,posikur edhe ke vizita e atij shqiptari qe ka hap ate restorant.

  2. Zonjes Atifete.
    zonja Atifete kultet fetare neper bote jane vete ne krize financiare edhe nga varet nuk dalin thaset me para,te ndreqin Kosoven o Shqiperine.Vari i Nolit o Konices vetem para s’kane,dituri po.
    Thesari Nr1 per te dy shtetet jane korupsioni ZERO, do te thote as edhe nje qindarke ne xhep te politikaneve qe kane mundesi pervetesimi,kleptoje,nga pozita o kolltuku ku jane ulur.
    Kosova dhe Shqiperia kane nivel te larte ajduterije, a kini arestuar ndonje politikan ajdut deri sot? ne se jo,mos brith neper bote se paraqyl s’te jep askush.
    Edhe Shqiperia ajdutet politikane nuk i areston,ndaj puna vete lemsh.

  3. koli says:

    Zonjes Atifete Amerika ju vendosi Presidente te Kosoves jo populli Kosovar,kete e dime te gjth.

  4. more kam nje kurizitet dhe po e shtroj ne formen e nje pyetje kjo hunda e kesaj pse me duket identike me personazh qe eshte bere shume popullor tek portokallia? kush mundet te pergjigjet se do te me ndihmoje,mundet te me thoni dhe emrin e tij se nuk po me kujtohet.

  5. vlora says:

    kjo katunaresh eshte nji debille e pa gdhendun, nji katastrof dhe turp i qeveris se Prishtines !

  6. Kastrioti says:

    Popopopo,cfare komentesh,cfare derrash,
    ose ma mir me than cfare injorantesh,
    dhogarisin shpenzimet e nje presidenteje te nje shteti,
    komentojne vizitat qe ajo ben ne amerike,
    mundohen te gjejne gabime ne paraqitjen e saje,
    e paragjykojne se ku e perse i ben vizitat,po ju more debile,figurat
    e njohura e te rendesishme te kombit shqiptar meritojne
    respekt e kujdesje,por ju jeni bageti,ka faje koha qe ju ofron computer e internet qe te futet cdo bageti,
    po qe se amerika e futi presidente,
    a nuk ishte amerika more idiot qe shpetoje popullin kosovare e mbare kombin tone,apo harruat ju…………?????????!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje