Ambasadori britanik: Fjala Republikë nuk u diskutua fare

8 Mars 2012, 01:03Rajoni TEMA
Ambasadori britanik: Fjala Republikë nuk u diskutua fare

 Nëse jeni Korea Veriore, ju do të shkruani Republika Popullore Demokratike e Koresë. Por vendet normale, posaçërisht në forumet evropiane, e shënojnë vetëm emrin e tyre. P.sh. “Serbia”, “Franca”, Gjermania. Ne themi “Mbretëria e Bashkuar” dhe nuk themi “Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore”. Ngjashëm me këtë edhe ju nuk e shkruani “Republika e Kosovës” në tabelën e emrit, por e shkruan thjeshtë Kosova.

 

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff ka shpjeguar pse ky vend ka kundërshtuar në fillimin referencën e Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovë, në dokumentet ndërkombëtare, si dhe çka ndikoi që më pas ajo të pranohet.

“Ne kundërshtuam të përdornim referencat e 1244 në dokumentet e Bashkimit Europian. Kjo është kundërshtuar shumë edhe gjatë angazhimeve për masat tregtare autonome. Por më duhet të them, ne nuk duam të bëhemi më katolik se Papa. Meqë këtë referencë e pranoi Kosova, atërherë e pranuam edhe ne.

Info Globi: Mirë, pse u kundërshtua fillimisht e tash u pranua?

Cliff: E pranuam më vonë sepse ajo u balancua edhe me referimin GJND-së. Sepse 1244, përkatësisht përdorimi i saj në dokumente nuk ka qëne kurrë i balancuar edhe me referencën e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me Deklaratën e Pavarësisë. Deri në momentin kur ne pranuam 1244 interpretimi i GJND-ës nuk përmendej fare. Kujtoj se kjo ishte ide e mirë, dhe ishte një shansë reale për Kosovën. Gjatë bisedimeve të këtilla gjithmonë synohen kompromise dhe unë jam i bindur se kompromisi i arritur për mënyrën e përfqësimit të Kosovës në forumet rajonale do të ndihmojë që Kosova të krijojë marrëdhëniet kontraktuale me BE. Natyrisht ende kemi shumë punë për të bërë me shtetet anëtare të BE-ës të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, por po punohet edhe në këtë drejtim.

Info Globi: Cili është komenti juaj në qëndrimin e opozitës por edhe të partive tjera që po e kundërshtojnë vendimin e Thaçit për marrëveshjen e arritur në Bruksel?

Cliff:  Ka pasur shumë keqkuptime lidhur më këtë çështje. Disa nga to mund të jenë rezultatë i vetë qeverisë, sepse jo shumë para se të arrihej marrëveshja zyrtarët janë shprehur se nuk do të pranojnë kurrfarë reference lidhur me 1244. E ata, më vonë nuk kanë shpjeguar pse ndodhi ndryshimi, pse 1244 është pranuar. Kjo i ka kontribuar konfuzionit. Ngjashëm me këtë kishim edhe situattën me termin ‘Republikë’ e Kosovës. Fjala Republikë nuk është përmendur kurrë gjatë dialogut . Madje as në margjinat e tij nuk është thënë se në dokumente do të paraqitet fjala ‘Republikë’ e Kosovès. Të sqaroj pse. Po e ilustroj këte me disa shembuj.

Nëse jeni Korea Veriore, ju do të shkruani Republika Popullore Demokratike e Koresë. Por vendet normale, posaçërisht në forumet evropiane, e shënojnë vetëm emrin e tyre. P.sh. “Serbia”, “Franca”, Gjermania. Ne themi “Mbretëria e Bashkuar” dhe nuk themi “Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore”. Ngjashëm me këtë edhe ju nuk e shkruani “Republika e Kosovës” në tabelën e emrit, por e shkruan thjeshtë Kosova.

Këto janë pra gjërat që i kanë kontribuar konfuzionit.Është e rëndësishme për ne që e kemi kundërshtuar fillimisht 1244 e më vonë e pranuamë atë t’i japin shpjegimet pse dhe si u zhvilluan ngjarjet. 

Info Globi: Është shumë interesante, le të themi se Serbia dhe Kosova janë duke i’u afruar BE-së, por mes tyre mbesin ende shumë mosëmarrëveshje. Fjala bie zgjedhjet e Serbisë në Kosovë mbesin problematike në marrëdhëniet mes tyre. Dje, po e zëmë, EULEX-i u ndalua të hynte në veri të Kosovës sërish. Të dyja vendet po i afrohen BE-së me diferenca shumë të mëdha mes tyre, apo jo?

Cliff: Po, ende ka shumë hendeqe në BE, dhe ne jemi pjesë e atyre hendeqeve. Mendojë se ne duhet të fokusohemi në gjërat kryesore të cilat janë liria e lëvizjes, EULEX-i e ka bërë të qartë se se ka nevojë të ketë liri të lëvizjes, ne i’a kemi bërë të qartë Serbisë se ajo nuk duhet të vazhdojë të tentojë t’i mbajë zgjedhjet lokale në veri, sepse një gjë e tillë do të ishte prishje e Rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit, gjë për të cilën ata janë shumë të fokusuar tani. Kështu që ne duhet të vazhdojmë t’i shtyejmë, por që është e vështirë sepse një gjë e tillë bie në kundërshtim me peridhën e caktuar nga Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve, dhe poashtu në Kosovë është një gjendje mjaft e tensionuar politike, pra mendoj që është e rëndësishme që vendet e moderuara të bashkësisë ndërkombëtare të vazhdojnë përpjekjet për t’u fokusuar vetëm në çështjet kryesore

 

4 komente në “Ambasadori britanik: Fjala Republikë nuk u diskutua fare”

  1. brazili says:

    Dridhe,dridhe z.ambasador.

  2. durresstar says:

    kur hyne ne nji shtepi publike te pret gjithmone nji zonje e vjeter
    ne moshe,dhe e veshur rende, ajo quhet “anglia” dhe shpia “evropa plake”

    Shqipetaret ne rast se duan te jetojne duhet te bashkohen te gjithe
    ne nji shtet te vetem,per sa kohe ne do te jemi te percare do te ndodhin
    keto qe na ndodhin,,,shqiperia natyrale duhet te formohet sa me shpejte
    neser do te jete vone,duhen sakrifica per bashkimin e kombit tone!!!
    dhe kjo detyre eshte e ktij brezi,,armiqte tane me gjithse kane probleme te mdhaja ekonomike,prap se prap te gjitha buzhetet e tyre i konsumojne
    per armatime,dhe propagande anti shqipetare!!

  3. besim says:

    OOO DURRESTARE .Une ne plotsishte pajtohem me ty te lumte goja se ti je shqiptare i vertet po e citoi nje fjale te filmi nentori i dyte 1912 kure thote i madhi dhe i pa vdekshmi ISMAIL QEMAILI EDHE NJE DITE E HUMBURE SHKON NE DEME TE SHQIPERISE le ta kuptoin te gjithe shqipetaret se vetem te bashkuare mundemi te qendroim ne trojet tona se per ndryshe e pate puna jone ne shqiptaret rrethemrrethe jemi te rrethuare me armiqte tane te betuare grekun ne juge serbin ne veri dhe maqedonet nejug lindje shum jam i shqetsuare se armiqet tane po armatosen deri ne dhembe me amatime moderne serbia eshte shume e forte ushtarakishte dhe ka armatim moderne qe krejte vete prodhon gjithashtu edhe greqia bleu para do dite armatime moderne si aeroplana ne vler prej 1 miliarde euro dhe sende te tjera armatimi kjo ne njefare menyre eshte kerrcenime edhe per shqiperine kurse ne as nuk kemi ekonomi te mirfillte as ushtri shum jam i shqetsuare se ne kemi nje ushtri shume te pa rregullte une kisha dashte se ministrise se mbrojtjese ti ipet nje bugjet shum shum i madhe per me mujte me i mbulue shpenzimet dhe per armatime moderne qellimi i fqinjeve tane po dihet se greqia serbia kane pretendime per teritore tona dhe rreziku egzistone ne kosove dhe shqiperi dhe i luse shqiptaret te bashkohet kosova dhe shqiperia pavarsishte disa zerave kritik se kjo ide sfunksionon kjo eshte nje prralle po funksionon SHBA ME 50 SHTETE spo funksionoika kosova dhe shqiperia te bashkuare qe te dyja sbejne sa nje shtet i SHBA S dhe kshtu ishim kane ma te forte ne ekonomi ushtarakishte ne kosove endrra jone eshte ta kemi nje ushtri te moderrnizuare dhe te shkolluar se vetem ne kete menyre duke i mate forcate fqinjet tane na respektoin se per ndryshe e pat puna jone kemi mu bo sei romte qe skan vende kerkune ne kte planet njek aj njekaj dhe mbesin ne rruge shumicen eherave jetoin neper baraka .RRNOFTE KOMBI SHQIPTARE KY KE AMANETI I TE PARVE ME I BASHKU TOKAT SHQIPTARE KOSOVEN E DUA SE JAM KOSOVARE SHQIPERIN E DUA SE JAM SHQIPETARE SHQIPERI OJ NENA IME .

  4. besim says:

    TEMA pse spo i postoni temat e mia turpe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje