Jahjaga takon Albright dhe Jolie

9 Mars 2012, 11:34Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen e Samitit të tretë “Women in the World” (Gratë në Botë) të organizuar nga Newsweek dhe The Daily Beast që po mbahet në New York.

Në samit, ku po marrin pjesë afro 2000 pjesëmarrëse nga gjithë bota, do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me sfidat globale të shekullit XXI dhe rolin e gruas në çështjen e sigurisë dhe lidershipit.

Në hapje të Samitit, Presidentja Jahjaga takoi ish sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright, me të cilën bisedoi për çështjet aktuale për Kosovën.

Në darkën solemne të shtruar nga organizatori i Samitit, Presidentja Jahjaga u takua me drejtoren e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde si dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në SHBA, Peter Westmacott.

Ajo gjithashtu takoi edhe aktoren e njohur amerikane dhe njëkohësisht ambasadoren e vullnetit të mirë të OKB-së, Angelina Jolie, të cilën e ftoi që ta vizitojë Kosovën për të parë mundësitë e zhvillimit të kinematografisë në vend.

Në hapje të konferencës, ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, duke folur në panelin “Çmimi i luftës”, ndau me të pranishmit përvojën e saj të fëmijërisë si refugjate e Luftës së Dytë Botërore duke e krahasuar atë me eksodin e refugjatëve gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë.

Albright e cilësoi ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë si të drejtë. Në paraqitjen e saj, Albright e përshëndeti pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga në Konferencë dhe rikujtoi përkushtimin e administratës së ish Presidentit Clinton për t’i dhënë zgjidhje meritore çështjes së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është liderja e vetme femër nga Ballkani e ftuar në këtë Samit dhe në dy ditët e ardhshme do të flas në panele për përvojat e saj në lidhje me ndikimin e gruas në sigurinë e vendit.

Presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në panelet “Siguria është detyrë e gruas” si dhe në panelin “Lideret Gra Botërore” ku do të diskutohet për ndikimin global në avancimin e pozitës së gruas si dhe rolin e saj në sigurinë ndërkombëtare dhe lokale. /Zëri/

2 komente në “Jahjaga takon Albright dhe Jolie”

  1. vlora says:

    kjo s’eshte normal, ka fton Jelie ne Kosove??? hahahaha cma coi gazin kjo kuli, lope e Kosoves, ka bahet “lope star” ne gazeten “Bota Sot” tue tall bythen neper bote neper takime te kota, deri sa kufit e Kosoves ka i mer Serbija, deri sa rinija e Kosoves ka rrin rrugave pa pune dhe pa strehim per nji jete normale, rrinia e Kosoves qe jan te shkollueme dhe kan dijeni te hatashme intelektuale si me politike dhe poashtu me ekonomi !
    Athua pse kjo zore e trash aq shume neper gazeta, dhe per cka se?, kush ja var kesaj budallaqke?, noshta pse Dervish Jahjaga eshte nji nga redaktor te gazetes?
    Kjo eshte nji debille qe shikon ta mbush barkun me buke dhe ta shpraz zoren e trash, qaq eshte mundsia e saj si person!

    1. Shkodrani says:

      Po kto pse si ke takue maj jahjaga. apo jan ma te mira?!!!!!!!!
      http://imageshack.us/photo/my-images/823/3motratideologjikepd.jpg/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje